LAJMI I FUNDIT:

Vlera neto e fitimeve vjetore të Rita Orës

Vlera neto e fitimeve vjetore të Rita Orës
Rita Ora. Foto: JRP/WENN

Rita Ora ka nisur një rrugëtim të ri si anëtare jurie e programit më të ri të talenteve “The Masked Singer UK”. Ky spektakël sjell në television yjet e maskuar, të cilët performojnë nga një këngë dhe gjyskohen nga juria profesionale.

Si një këngëtare e muzikës pop, Rita është e vendosur mirë për të analizuar zërat e të tjerëve.


Rita ka pasur sukses të madh tregtar, duke fituar një numër të madh çmimesh dhe duke thyer rekorde në muzikë, shkruan Express.Co.Uk.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Ajo ka fituar gjithsej 18 çmime të industrisë, dhe është nominuar për 72 të tjera.

Sa është vlera neto e fitimeve të Rita Orës?

Sipas revistës Spear, Rita Ora ka një vlerë neto prej 12 milion £ (rreth 14 milionë euro).

Këngëtarja është e lindur si Rita Sahatçiu, në Kosovë. Nëna e saj është psikiatre, ndërsa babai i saj, Besnik Sahatçiu, zotëron një pijetore në Londër.

Rita Ora (Foto: Jacopo Raule/Getty Images/Guliver)

Familja e Ritës u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1991, kështu që këngëtarja u rrit në Britani, më saktësisht në lagjen Notting Hill.

Ajo ndoqi Shkollën e Teatrit “Sylvia”, e cila mëson artet interpretuese për rininë, dhe kushton 14,280 funte në vit për grupmoshat 6 deri në 9 vjeç dhe 14,520 funte për grupmoshat 10 dhe 11 vjeç.

Viti i divave shqiptare - Çfarë arritën gjatë vitit 2019 Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max
Lexo po ashtu Viti i divave shqiptare - Çfarë arritën gjatë vitit 2019 Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max

Ata që aplikojnë në shkollë duhet të kryejnë dy pjesë aktrimi, një këngë dhe valle, përpara se shkolla të vendosë nëse do t’i marrë ata.

Shkolla ka rezultuar me sukses duke trajnuar një numër të madh yjesh.

Rita Ora (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Në mesin e atyre që morën mësime në këtë shkollë përfshijnë: Amy Winehouse, Nicholas Hoult, Gemma Collins dhe së fundmi edhe Dua Lipa.

Megjithë Rita ka pasur paksa mungesë në albume, pasi pas albumit të saj të pare “Ora” që u publikua në vitin 2012, Rita pati një stagnim duke moss nxjerrë album deri në vitin 2016, konkretisht albumin “Phoenix”.

“Phoenix” u rendit si albumi I 35-të më I shitur I vitit.

Instagrami i Rita Orës është një platformë mbi të cilën ylli pëlqen të postojë fotografi provokuese me bikini, duke nxitur imagjinatën e fansave të saj.

Ajo llogaritet të jetë një prej këngëtareve më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori