LAJMI I FUNDIT:

Viti i divave shqiptare – Çfarë arritën gjatë vitit 2019 Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max

Viti i divave shqiptare – Çfarë arritën gjatë vitit 2019 Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max
Fotomontazh: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver)

Edhe viti 2019 ishte një vit shkëlqimi për artistet shqiptare me famë ndërkombëtare.

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max vazhdojnë të jenë ndër katër emrat me të cilët shqiptarët më së shumti tashmë krenohen në tregun ndërkombëtar të muzikës.


Shumë këngë e klipe, çmime prestigjioze e nominime në evente të rëndësishme – ishin ngjarje këto që shoqëruan vitin e këngëtareve që vazhdojnë t’i krenojnë shqiptarët kudo me sukseset e tyre.

Telegrafi në vazhdim ju sjell një përmbledhje të të arriturave të secilës prej tyre këtë vit në rrafshin ndërkombëtar:

DUA LIPA

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Viti 2019 nisi mbarë për Dua Lipa, e cila më datë 25 janar publikoi këngën “Swan Song”, e cila ishte kolona zanore e filmit shumë të suksesshëm “Alita: Battle Angel”.

Vetëm një muaj më pas, ajo do të prekte suksesin më të madh në karrierën e saj duke u shpërblyer me dy çmime në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

Dua Lipa me dy çmime “Grammy” (Foto: Amanda Edwards/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa u shpërblye me çmimin “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity” në bashkëpunim Diplo dhe Mark Ronson.

Tutje, këngëtarja shqiptare me renome botërore këtë vit pati bashkëpunim me markën gjigante të parfumeve “YSL Beauty”, si dhe “Pepe Jeans”, ku në shtator solli për herë të parë linjën e saj të xhinseve.

Dua Lipa (Foto: Ben Gabbe/Getty Images/Guliver)

Si rrjedhojë e koncerteve të shumta dhe kontratave me markat e njohura, Dua arriti që t’i çojë të hyrat e saj vjetore në mbi 10 milionë dollarë brenda vitit – gjë për të cilën raportoi tabloidi “The Sun”.

Me gjithë angazhimet e saj jashtë vendit, Dua nuk e harroi vendlindjen e saj, dhe gjatë muajit gusht erdhi bashkë me familjen për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjin Lipa.

Të reja pati edhe në jetën e saj private, pasi pas dhënies fund të lidhjes me kuzhinierin dhe modelin Isaac Carew në qershor të këtij viti, Dua gjeti mbështetjen në krahët e vëllait të vogël të motrave super modele Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ajo dhe Anwar nisën lidhjen e tyre të dashurisë në fund të muajit qershor, dhe së bashku vizituan edhe Kosovën në fillim të muajit gusht.

Dua rikthehet me projekt të ri muzikor për fansat më 1 nëntor, ku publikoi këngën e re “Don’t start now”, e cila njëherësh është kënga e parë e albumit të saj, që do të publikohet këtë vit.

Nuk shkoi shumë dhe Lipa publikoi më pas edhe këngën “Future Nostalgia”, e cila mban po të njëjtin titull me albumin e saj të dytë.

Viti 2019 mund të cilësohet si viti më i suksesshëm në karrierën e Duas, e cila u vlerësua botërisht me dy çmime “Grammy Awards”.

RITA ORA

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Një vit i suksesshëm ishte 2019-ta edhe për artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ajo e nisi vitin me vazhdimësinë e suksesit të albumit “Phoenix”, të cilin e publikoi në fund të vitit 2018.

Fillimisht solli klipin e këngës “Only want you”, e cila u prit shumë mirë nga publiku, më pas vazhdoi me bashkëpunimin “R.I.P” me Sofia Reyes dhe Anitta-n.

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Një bashkëpunim me Tiëston dhe Jonas Blue i titulluar “Ritual” është kënga që Rita e solli në fillim të muajve të nxehtë – një këngë ritmike e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe u pozicionua lart në top listat amerikane dhe evropiane.

“New Look” mban titullin kënga e fundit me klip që Rita publikoi gjatë 2019-s, klipin e së cilës e xhiroi në Dubai dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e saj.

Rita Ora nuk e harroi gjatë vitit të shkuar vendlindjen e saj. Më 8 prill të 2019-s, këngëtarja shqiptare u rikthye në vendlindje me një mision të veçantë me UNICEF-in.

Rita Ora në Prishtinë me mision të veçantë me UNICEF-in, 10 prill 2019 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo qëndroi për tri ditë në Prishtinë dhe vizitoi disa nga familjet skamnore dhe në nevojë, duke u dhënë shpresë atyre për të ardhmen. Familja e saj, gjithashtu u bënë me shtëpi në Prishtinë, duke blerë një shtëpi në vlerë milionëshe në Bërnicë.

Ritës i eci mirë edhe në biznes, pasi ajo gjatë këtij viti realizoi plot pesë kampanja të suksesshme.

Rita u fut në tregun e pijeve se aksionere në “Prospero Tequila”, duke nxjerrë në shitje dhe promovuar pijet e reja alkoolike nga kjo markë.

Ajo gjithashtu vazhdoi bashkëpunimin me markën e veshjeve “Escada” dhe gjigantin e stolive “Thomas Sabo”.

Njashtu 29-vjeçarja bëri marrëveshje edhe me brendin gjerman të këpucëve “Deichmann” si dhe vazhdoi bashkëpunimin me “Rimmel London”, duke bërë që fitimet e saj brenda vitit të kalojnë shifrën e 20 milionë dollarëve.

Në po këtë vit, Ora përvetësoi karrierën e saj edhe në aktrim, duke fituar një rol kryesor në filmin “Twist”, i cili do të dalë në vitin 2021.

BEBE REXHA

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Artistja me prejardhje nga Dibra, Bebe Rexha, ishte pa dyshim një nga artistet shqiptare me famë ndërkombëtare më të suksesshme këtë vit.

Ndonëse nuk arriti të fitojë dy nga çmimet “Grammy”, për të cilat ishte nominuar, Bebe Rexha nxori shumë këngë përgjatë vitit 2019, të cilat u cilësuan si të suksesshme.

Në shkurt të vitit 2019, Rexha lansoi “Last Hurrah”, një këngë me klip provokues, që u komentua mjaft shumë në mediat e huaja.

Më pas i erdhi radha bashkëpunimit me The Chainsmokers, titulluar “Call you mine”, një këngë e zhanrit “electronic”, që pati një pritshmëri të madhe për publikun.

Po në këtë vit, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare arriti të shpërblehet me çmimin “Kënga më e mirë rimtike” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019.

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Më 30 gusht ajo festoi 30 vjetorin e lindjes dhe për këtë rast, Bebe Rexha solli për fansat këngën e saj “Not 20 anymore”, e cila u pëlqye shumë, pasi mesazhi i saj ishte që kurrë nuk duhet të ndjehemi të plakur pavarësisht kalimit të viteve.

Dhe si përfundim, këngëtarja Rexha u përzgjodh edhe si interpretuesja e kolonës zanore të filmit shumë të shikuar “Maleficent”.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Kënga “You can’t stop the girl” u prit tejet mirë nga publiku, dhe kjo nuk ishte kolona e saj e vetme zanore gjatë këtij viti, pasi 30-vjeçarja këndoi edhe një prej temave muzikore të filmit të animuar “Ugly Dolls”.

Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj
Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Edhe Bebe Rexha ashtu si Rita dhe Dua bëri një vizitë në trevat shqiptare. Ajo erdhi në atdheun e saj të dashur, Shqipëri, më 2 dhjetor dhe qëndroi dy ditë, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmetet e fundit që goditën vendin.

Bebe Rexha me vizitë në Shqipëri, dhjetor 2019 (Foto: Telegrafi)

Ajo u siguroi dy familjeve rindërtimin e shtëpisë, gjersa premtoi se do të kthehet sërish në të ardhmen për të vizituar bashkëkombësit e saj.

AVA MAX

Ava Max (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Emri më i ri shqiptar në muzikën ndërkombëtare, Ava Max, pati gjithashtu një vit shumë të suksesshëm në muzikë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Sweet but Psycho” vitin e kaluar, Ava Max solli për fansat hitin e ri “So am I” – një këngë që gjithashtu u prit mirë nga publiku.

Ava Max (Foto: Guido De Bortoli/Getty Images/Guliver)

E njëjta arriti që për herë të parë në histori të nominohet në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

Shqiptarja u nominua për çmimin “Artistja e re më e mirë”, por pavarësisht kësaj nuk arriti që ta rrëmbejë çmimin.

“Torn” ishte një tjetër këngë e suksesshme e saj e publikuar gjatë këtij viti, e cila është shoqëruar me një klip tejet të veçantë, që bëri të mirëpritet nga publiku.

Ishte ky klip një ogur i mirë për shqiptaren, e cila do të nënshkruante marrëveshje me gjigantin e njohur italian, “Fiat”.

Ajo u shfaq me një nga modelet e reja të kësaj marke të njohur veturash, duke bërë që fitimet e saj të rriten nga marrëveshja e saj me këtë brend.

Suksesi më i madh i saj numërohet çmimi “Depërtimi i vitit”, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2019, ku para se gjithash dhuroi një performancë fantastike për publikun duke interpretuar disa nga hitet e saj. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

Magazina
Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Genta Ismajli publikon një video me burrin e saj në TikTok, ku ai ushqehet nga një pjatë e servuar mbi trupin e saj në tavolinë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja spektakolare në festivalin

Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja spektakolare në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Kalo në kategori