Bejta "godet" me deklaratën për Gjestin: Nuk e meriton suksesin që ka

Këngëtari Bejta ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "R Studio" në Radio Dukagjini, ku ka folur për jetën personale, karrierën muzikore dhe shumë tema të tjera.
Përballë moderatorit Fis Juniku, artisti iu përgjigj një sërë pyetjesh provokuese, por njëra prej tyre mori vëmendjen më të madhe.
I pyetur se "Cili artist nuk e meriton suksesin që ka?", Bejta nuk hezitoi të japë një emër.
"Gjesti", u përgjigj ai menjëherë.
Më pas, këngëtari sqaroi se komenti i tij kishte të bënte ekskluzivisht me aspektin muzikor dhe jo me raportet personale.
"Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka", u shpreh Bejta, duke bërë një deklaratë të fortë për reperin nga Peja.
Deklarata e tij pritet të ngjallë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht mes fansave të dy artistëve.
Gjesti është një nga emrat më të komentuar të estradës shqiptare gjatë viteve të fundit. Ai fitoi popullaritet të madh sidomos pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3, ndërsa më pas u bë pjesë edhe e Big Brother VIP Albania 4, ku arriti të zgjerojë edhe më tej bazën e tij të fansave, pasi u shpall edhe fiutes i atij edicioni. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be














































