LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora merr bekimin e prindërve – pritet të fejohet me Taika Waititin këtë fundjavë

Rita Ora merr bekimin e prindërve – pritet të fejohet me Taika Waititin këtë fundjavë

Ata janë në lidhje për më pak se një vit, por burimet thonë se kambanat e dasmës po bien për Rita Orën dhe të dashurin e saj regjisorin, Taika Waititi.

Këngëtarja 31-vjeçare, udhëtoi për në Australi me regjisorin Thor, 46 vjeç, muajin e kaluar dhe burimet e afërta me çiftin thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun të hënën (20 dhjetor).

Foto: Getty Images

“Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga shoqëria e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti,” shtoi burimi.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha tutje burimi, shkruan DailyMail.

Foto: AP

Rita së fundmi mbërriti në Australi me Taika për të filmuar sezonin e ri të ‘The Voice”.

I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të punojë në disa filma të ardhshëm gjatë kohës së tij në Australi, duke përfshirë Thor: Love and Thunder, i cili është në post-produksion.

Rita u takua me skenaristin fitues të Oscar, në Australi në muajin shkurt, derisa ajo po xhironte sezonin e këtij viti të ‘The Voice”.

Foto: Click News and Media

Një burim i tha The Sun se dyshja filluan të takoheshin ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles më 2 gusht.

Ditë më vonë, një burim i tha New Idea se dyshja tashmë po diskutonin martesën.

“Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, tha një burim atë kohë.

Foto: WireImages

Taika më parë ishte martuar me producentin Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në vitin 2018. Ata janë prindër të dy vajzave.

Në anën tjetër, Rita ka pasur disa romanca të profilit të lartë, por nuk është fejuar asnjëherë.

Ajo ishte e lidhur më parë me DJ Calvin Harris, yllin televiziv, Rob Kardashian, aktorin Andrew Garfield, kompozitorin Andrew Watt dhe këngëtarin James Arthur.

Lidhja e saj e fundit përpara se të takonte Taika ishte me regjisorin francezo-grek, Romain Gavras. Ata u ndanë para Krishtlindjeve vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Një moment mes William dhe Kate tërhoqi vëmendjen e publikut dhe zbuloi lidhjen e tyre

Një moment mes William dhe Kate tërhoqi vëmendjen e publikut dhe zbuloi lidhjen e tyre

Magazina
U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

Magazina
Kalo në kategori