ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe yllit të NFL-së, Travis Kelce, e organizuar në arenën ikonike Madison Square Garden në New York, besohet të ketë kushtuar mbi 26 milionë euro, duke u renditur ndër ceremonitë më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë.

Sipas Esther Lee, drejtoreshë editoriale e The Knot Worldwide, vetëm transformimi i arenës në një ambient intim për dasmë ka kushtuar mes 4.4 dhe 8.8 milionë euro, ndërsa dekori dhe lulet kapën vlerën e rreth 4.4 milionë eurove.


Në ceremoni morën pjesë rreth 1.100 të ftuar, derisa shpenzimet për ushqimin, shërbimin dhe organizimin e mysafirëve vlerësohen mes 2.2 dhe 2.6 milionë euro.

Foto: Marie Pohl/NY Post

Veshjet e çiftit, argëtimi dhe elementet e tjera të personalizuara të dasmës mendohet se kanë kushtuar edhe rreth 1.8 milionë euro.

Çifti kishte përgatitur edhe dhurata të personalizuara për të ftuarit, përfshirë sete qirinjsh me aromat e tyre të preferuara, suvenire me inicialet "T&T" dhe aktivitete të veçanta gjatë mbrëmjes.

Foto: Page Six

Në dasmë morën pjesë shumë emra të njohur të botës së muzikës, kinemasë dhe sportit mes tyre Gigi Hadid, Bradley Cooper, Dakota Johnson, Machine Gun Kelly, Kelsea Ballerini dhe shumë të tjerë.

Taylor u shfaq me një fustan të punuar posaçërisht nga Christian Dior Haute Couture, gjersa ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler.

Foto: Page Six

Çifti kishte konfirmuar fejesën në gusht të vitit 2025 dhe dasma e tyre tashmë konsiderohet një nga ngjarjet më luksoze dhe më të komentuara në botën e showbiz-it. /Telegrafi/

Foto: Page Six

Foto: Instagram