LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ironizon me coronavirusin, thotë se Shën Valentini sivjet do të festohet me maska

Rita Ora ironizon me coronavirusin, thotë se Shën Valentini sivjet do të festohet me maska
Foto: Getty Images/Guliver/Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Los Angeles.

Ditë më parë, u bë e ditur se ajo tashmë ka hapur një biznes të ri, duke nxjerrë në treg një linjë dizajnësh për enterier të dhomave të gjumit.


Ndërkohë, 29-vjeçarja vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Herë pas here, ajo preferon t’i ngacmojë fansat e saj me ndonjë imazh provokues apo shakatë virale që shpërndahen gjithandej në rrjetet sociale.

Rita Ora dikur 'bisht' i nënës së saj, e ëma e këngëtares sjell fotografi të para shumë viteve kur vajza e saj e përndiqte ngado
Lexo po ashtu Rita Ora dikur 'bisht' i nënës së saj, e ëma e këngëtares sjell fotografi të para shumë viteve kur vajza e saj e përndiqte ngado

Një gjë të tillë, e ka bërë së fundmi përmes ripostimit të një fotografie që e ka publikuar mikesha e saj, Anda Saku, në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi bardhë e zi të një çifti që përpiqen t’i dhurojnë puthje njëri-tjetrit, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Dita e Shën Valentinit 2020”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

E krejt kjo duket të jetë një ironi me coronavirusin, i cili ka një përhapje mjaft të diskutuar globale, veçanërisht në Kinë dhe është shndërruar në krye-temën e mediave internacionale kohëve të fundit – kjo pasi kurimi i tij ende nuk i shpallur.

Si e rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita duket se i përshtatet mjaft mirë humorit anglez, që njihet ndryshe si “humor i zi”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)