Rita Ora e fiksuar pas princit Harry

Rita Ora edhe njëherë ka shprehur simpatinë ndaj pjesëtarit të fronit mbretëror britanik.
Këngëtares shqiptare po i pëlqen princi Harry, pavarësisht se ai është në lidhje tash e sa kohë me aktoren Meghan Markle.
Në fakt, gjatë lojës ‘Hot or Not’ Rita Ora nuk hezitoi të shfaq mendimin e vetë, transmeton Telegrafi.
“Prince Harry, po po po, ai vërtet ia vlen!”, ka pohuar 26-vjeçarja duke shtuar se romanca e princit me Meghanin është false dhe ajo nuk do të jetë princeshë e pallatit Buckingham.
Theksojmë se Rita ka publikuar ditë më parë hitin “Your Song”, i cili i dedikohet dashurisë dhe ka dhënë deklarata se është në kërkim të saj, por Princi duket se i ka dyert e mbyllura. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2017
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































