LAJMI I FUNDIT:

Rita: Bebe është ndër shoqet e mia më të mira, me Duan nuk jam takuar – por jam e gatshme që të më bashkohen për të bërë diçka bashkë

Rita: Bebe është ndër shoqet e mia më të mira, me Duan nuk jam takuar – por jam e gatshme që të më bashkohen për të bërë diçka bashkë
(Foto: Telegrafi/Getty Images)

Gjatë konferencës për shtyp të Rita Orës, këngëtarja shqiptare me famë botërore është pyetur edhe në lidhje me koleget tjera të njohura botërisht, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Ndër pyetjet drejtuar 27-vjeçares ishte se a do të mbante një koncert të përbashkët me dy këngëtaret tjera të famshme shqiptare.

(Foto: Getty Images)

“E di se të gjitha jemi shumë të zëna. E kam pasur rastin të takohem me Beben në New York dhe ajo tash është një prej shoqeve të mia më të mira. Ajo është shumë argëtuese dhe shumë e mirë”.

“Nuk e kam pasur rastin të takohem me Duan, ajo është duke e bërë turneun e saj dhe unë jam duke bërë turneun tim dhe gjërat e mia. Por, kurrë nuk i dihet, ‘asnjëherë mos thuaj kurrë'”.

“Më njihni mua, unë kam qenë këtu dhe jam e gatshme ta pranoj, jam e gatshme që të gjithë të më bashkohen dhe të bëjmë diçka të shkëlqyeshme”, është shprehur Rita.

(Foto: Getty Images)

Paraprakisht, ajo kishte thënë se ndihej shumë e lumtur se tash ka më shumë shqiptarë që po e përfaqësojnë suksesshëm Kosovën në botë.

Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)

“Jam shumë e lumtur që kemi këngëtare shqiptare në ditët e sotme, Bebe Rexha, Dua Lipa, që po gjejnë suksesin e tyre”.

“Dhe sa më shumë që e përfaqësojnë këtë vend, aq më mirë. Prandaj mesazhi im është që bëni çfarë mundeni, të qëndrojmë bashkë, të kënaqemi dhe ta përfaqësojmë Kosovën”, ka thënë mes tjerash këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori