LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj duket joshëse në imazhet e reja

Rina Balaj duket joshëse në imazhet e reja

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balja përveç që pëlqehet për muzikën e saj, ajo njihet edhe si një femër atraktive.

Këngëtarja e cila numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram dhe vjen provokuese në secilën paraqitje që bën.


Edhe së fundmi, Rina ka sjellur disa imazhe për fansat e saj teksa dukej në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil.

Foto: Rina Balaj/Instagram

23-vjeçarja pozoi e veshur me një bluzë kroset të zezë me dekolte të hapur dhe dorëza të ngjashme që i përshtati me një palë xhinse me një modele të hapur anash që mbërtheheshin me zinxhir të trashë.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Për të kompletuar dukjen joshëse, Rina vendosi një palë syze dielli dhe e përfundoi pamjen me çizme të zeza me taka.

Nuk munguan mijë pëlqime dhe komente nga ana e fansave të saj që padyshim presin me padurim paraqitjet e saj të radhës.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, këngëtarja e cila muaj më parë konfirmoi ndarjen nga Sin Boy është gjithashtu e angazhuar me punën në projektet e reja.

Kënga e fundit nga ajo është “Si ti” që ishte një bashkëpunim me Sin Boy. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram