eksperti ad

Reperi i ri shqiptar, DOB, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Drejt majës" titullohet kënga e tij e re, e cila është e stilit rep.


Producent i këngës është Kico Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi i ri i estradës, emri i vërtetë i të cilit është Donat Bejta.

96247456 181718199652367 7155481511603470336 n

Klipi i këngës është realizuar në Suedi, me lirinë e plotë të lëvizjes dhe interpretimit me shumë statistë edhe në këtë kohë pandemie.

Ana vizuale i projekti i është besuar produksionit të njohur suedez, KB Studio Media.

DOB është një emër i ri i muzikës hip-hop, që tenton të futet fuqishëm në tregun muzikor dhe fillimet e tij duken tejet të sigurta. /Telegrafi/