LAJMI I FUNDIT:

Refuzohej si fëmijë nga Rangers, ndërsa Bologna e mori falas – Lewis Ferguson po dominon Serie A dhe gjigantët italianë janë vënë pas tij

Refuzohej si fëmijë nga Rangers, ndërsa Bologna e mori falas – Lewis Ferguson po dominon Serie A dhe gjigantët italianë janë vënë pas tij

Bologna e Thiago Mottas është një realitet i bukur i këtij sezoni në Serie A, pasi po ofron një futboll tërheqës dhe për më tepër, ia ka dalë të marrë rezultate, ndërsa disa yje të rinj kanë filluar të vijnë në pah.

Bologna për momentin renditet në vendin e katërt në Serie A dhe po garanton për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


E gjithë kjo vëmendje është edhe një reklamë e mirë  për disa nga lojtarët kryesorë të Bolognas, e ku njëri prej tyre është edhe mesfushori Lewis Ferguson.

Në verën e vitit 2022 ai erdhi falas te klubi italian Bologna dhe që në sezonin e parë shënoi shtatë gola, duke u përshtatur menjëherë me futbollin në Serie A.

Skocezi në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola si dhe ka dhënë katër asistime, duke e shndërruar në një “synim” shumë të dëshiruar për klubet e mëdha të Serie A.

Agjenti i 24-vjeçarit, Bill McMurdo, ka treguar se si ish lojtari i Hamilton dhe Aberdeen në Skoci, ishte refuzuar nga gjiganti i këtij vendi Rangers.

“Ferguson e pëlqen futbollin italian, madje në moshën 14-vjeçare Rangers nuk e pranoi. Por, ai erdhi tek unë dhe më tha se nuk ishte i mërzitur duke më siguruar se një ditë do të luante në Serie A. Që në moshën 14-vjeçare e dinte se do të luante në Itali”, ka thënë McMurdo.

Menaxheri i tij, McMurdo: Gati për klubet e mëdha

Napoli është mjaft i interesuar për skocezin, por prapa nuk mbeten as Juventus, Milan e Inter.

Agjenti McMurdo thekson se klienti i tij është gati për të shkëlqyer në skenat e mëdha të futbollit.

“Nuk ka pasur kontakte me Napolin, por Ferguson është gati për klubet e mëdha. Ka interes edhe nga Milan, Juventus, Inter, Lazio e Atalanta, por ende asgjë konkrete”.

“Çdo skuadër e madhe është një mundësi që ne do ta studiojmë. Për momentin ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bolognan dhe duhet ta respektojmë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori