eksperti-banner

Real Madridi nuk dorëzohet për transferimin e Paul Pogbas edhe pse Manchester United u ka bërë me dije madrilenëve se francezi nuk është në shitje.

Djajtë e Kuq deri më tani u kanë bërë ballë disa ofertave të Los Blancos për ta transferuar 26-vjeçarin, që po e kërkon largimin nga Old Trafford.


Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë bërë të ditur muaj më parë se duan një aventurë të re, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

pogba 1

Agjenti italian kishte thënë në një intervistë për talkSPORT në fillim të kësaj vere se shpreson që United ta lejojë largimin e klientit të tij.

Zinedine Zidane thuhet se e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit francez së bashku me Eden Hazardin, që e transferoi nga Chelsea në këtë verë.

Ole Gunnar Solskjaer insiston që Djajtë e Kuq mos ta shesin Pogban në këtë afat, derisa klubi anglez kërkon rreth 150 milionë euro nga shitja e lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app