LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi njofton se Eder Militao prezantohet të mërkurën

Real Madridi njofton se Eder Militao prezantohet të mërkurën

Eder Militao është njëri nga përforcimet e para të Real Madridit për këtë afat kalimtar të verës. Por mbrojtësi brazilian ende nuk është prezantuar me skuadrën e tij të re.

Militao ka qenë i grumbulluar nga Kombëtarja e Brazilit në Copa America ku edhe mori medaljen e artë.

Real Madrid ka njoftuar se qendërmbrojtësi do të prezantohet si futbollist i ri i klubit të mërkurën.

Prezantimi i lojtarit në Santiago Bernabeu do të jetë nga ora 13:00.

21-vjeçari brazilian është transferimi i pestë i Los Blancos këtë edicion pas Luka Jovic, Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Rodrygo. /Telegrafi/