LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kthehet te fitorja ndaj Sevillës, vendos gabimi trashanik i portierit Bono

Real Madridi kthehet te fitorja ndaj Sevillës, vendos gabimi trashanik i portierit Bono

Real Madridi ka fituar si mysafir i Sevillës me rezultat 1-0 në një ndeshje që prodhoi pak raste.

Mbretërit nuk kishin fituar në tri ndeshjet e fundit në kampionat dhe trajneri Zinedine Zidane ishte në qendër të kritikave.


Pjesa e parë solli shumë pak raste me Real Madridin që i kishte dy të të mira.

Në mesin e pjesës së parë rrezikoi Toni Kroos, ndërsa në fund të saj Karim Benzema, por portieri Bono ishte në vend.

Pjesën e dytë e nisi Sevilla më mirë që rrezikoi me Luke de Jong, por nuk kishte fat ky i fundit.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 55-të, kur një harkim për tokë në zonë i Mendy për Vinicius, nuk arrihet nga ky i fundit, por portieri me një gabim trashanik e qon topin në rrjetë (1-0).

Deri në fund nuk kishte raste dhe gola të tjerë, duke bërë që Real Madridi të marr tri pikë.

Me ktë fitore Real Madridi ngjitet në vendin e tretë më 20 pikë. /Telegrafi/