Nuk është sekret që Real Madridi e dëshiron Kylian Mbappé e PSG-së dhe duket që vera e ardhshëm do të jetë deçizive për të ardhmen e francezit.

Komentet e fundit të drejtorit sportiv të Paris Saint-Germain, Leonardo, tregojnë që klubi po vuan në rinovimin e kontratave me lojtarë, ndër ta edhe Mbappe.


"Ne kemi filluar bisedimet në disa fronte mbi rinovimin e kontratave me lojtarë të caktuar".

News CS Leonardo 18 19

"Ne duhet t'i përshtatemi realitetit të klimës aktuale ekonomike, por ne kemi filluar diskutime mbi rinovimet që kemi në mendje - [Ángel] Di María, Neymar dhe Mbappé, si dhe [Juan] Bernat dhe [Julian] Draxler - dhe ne do të intensifikojmë këto negociata në ditët në vijim”, ka thënë Leonardo.

Ky mund të jetë momenti i Real Madridit pasi kanë vite që e ndjekin lojtarin, i cili ka kontratë deri në qershor 2022.

Sipas AS, Mbappé ka refuzuar sa tre oferta nga parisienët deri më tani .

visca mbappe

Tani, siç duket, PSG do të hidhet në sulm për të bindur yllin. Nëse nuk e bën këtë, Real Madridi ka besim se ata do të jenë në gjendje ta rrëmbejnë atë me një çmim të arsyeshëm verën e ardhshme, pasi i mbesin vetëm 12 muaj me PSG-në.

Los Blancos vlerësojnë se shifra do të ishte rreth 180 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app