LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj me koncert solistik në Sheshin “Skënderbeu”: Ia kam borxh Prishtinës një mbrëmje të tillë

Ramë Lahaj me koncert solistik në Sheshin “Skënderbeu”: Ia kam borxh Prishtinës një mbrëmje të tillë
Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, më 1 gusht do të mbajë koncert solistik në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Për këtë koncert, ai ka ftuar si mysafirë të veçantë edhe emra tjerë të njohur si: baritonin Kiril Manolov dhe dirigjentin David Crescenzi.


Ndërkohë të pranishëm në konferencën e hapur për media, të mbajtur të premten në Prishtinë ishin edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe Blerta Basholli, Drejtoresh e Kulturës.

Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I pari i Prishtinës tha se po ndjehet i lumtur për interesimin që qytetarët po shprehin për këtë koncert, i cili është një nga organizimet në kuadër të projektit 20/20.

“Pas një koncerti të suksesshëm me filarmoninë e Kosovës në kuadër të aktiviteteve 20/20, kemi vendosur që gjatë këtyre ditëve të diasporës kur ka edhe më shumë njerëz, që publikut të Prishtinës dhe Kosovës t’i ofrojmë edhe një eveniment fantastik, me këtë rast artistin tonë të mirënjohur Ramë Lahaj. Ai me miq do performojë në sheshin tonë. Po më pyesin për bileta, por s’ka bileta, është falas. Interesimi është tepër i madh”, tha Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, tenori Ramë Lahaj u shpreh i lumtur që po arrin të realizojë një koncert të tillë, duke u shprehur se një koncert si ky ua ka borxh qytetarëve të Prishtinës.

“Faleminderit Komunës së Prishtinës, faleminderit Shpendit. Unë kam qenë në Prishtinë vitin e kaluar në koncertin e Zonjës Apostolova, jemi takuar dhe e kam ndier sikur ia kam borxh Prishtinës një koncert, si fillim kisha dashur t’ju them se jam pak më mirë sepse ditëve të fundit nuk kam qenë mirë me shëndet, por që tani jam pak mirë”, ka thënë Ramë Lahaj.

Më tej, tenori u shpreh mirënjohës për mysafirët specialë të koncertit, të cilët kanë gjetur kohë për të ardhur në Kosovë, duke shtyrë edhe pushimet e tyre.

“Jam i lumtur, duke e pasur parasysh agjendën, që arritëm të organizojmë ketë koncert pasi ka edhe nga ata që i kanë shtyrë pushimet. E bukura e kësaj është edhe me ecë pak në shesh, me e pa se Prishtina po zhvillohet”, u shpreh ai.

Ramë Lahaj në konferencë për media në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, Drejtoresha e Kulturës, në radhë të parë regjisorja e njohur kosovare, Blerta Basholli, e cila tha se po ndjehet e lumtur që kosovarët tashmë në kuadër të shumë aktiviteteve muzikore, kanë nisur të orientohen edhe nga muzika serioze.

Dirigjenti David Crescenzi, tha se ndjehet krenar që ndodhet në Kosovë për koncertin.

David Crescenz (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Mbrëmë pashë entuziazëm të mirë tek njerëzit dhe kjo është shumë mirë”, ka thënë ai.

Përndryshe, koncerti solistik i Ramë Lahajt do nisë në ora 20:30, me një program të zgjedhur artistik. /Telegrafi/

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori