LAJMI I FUNDIT:

Rakitic beson se Barcelona duhet të marrë shembull Real Madridin për zhvillimin e lojtarëve

Rakitic beson se Barcelona duhet të marrë shembull Real Madridin për zhvillimin e lojtarëve

Vera e kaluar ishte shumë e ngarkuar për Barcelonën pasi që shumë ndryshime ndodhën në ekip. Sergio Busquets dhe Jordi Alba u larguan nga ekipi pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme, ndërsa të dy lojtarët përfunduan tek Inter Miami përkrah Lionel Messit.

Mund të argumentohet se Barcelona po e vuan mungesën e Busquets dhe Albas për shkak të eksperiencës së tyre, njësoj siç po e ndiejnë edhe mungesën e Gerard Pique i cili u pensionua vitin e kaluar, e po ashtu edhe të Messit.


Kjo është një fushë në të cilën Real Madridi ka bërë shumë më mirë se saa Barcelona, të paktën kështu mendon Ivan Rakitic, ish-mesfushori i Barcelonës.

“Real Madridi ka bërë gjithçka mirë, pak nga pak. Modric dhe Kroos janë ende aty duke e udhëhequr ekipin, ndoshta Barcelona ka vepruar shumë shpejtë”, ka thënë Rakitic.

“Unë jam i bindur se Gavi dhe Pedri do të jenë e ardhmja e Barcelonës dhe futbollit spanjoll, por vendoj se ndihma nga ne – ‘lojtarët e vjetër’, siç na quanin, do të ishte shumë e mirë për ta. Unë jam i bindur që të gjithë këta lojtarë si Bellingham dhe të tjerët e vlerësojnë shumë ndihmën e përditshme që e marrin nga Luka dhe Toni”, është shprehur kroati.

“Është ideal”, trajneri i njohur mendon se Rafa Marquez duhet ta pasojë Xavin te Barcelona
Lexo po ashtu “Është ideal”, trajneri i njohur mendon se Rafa Marquez duhet ta pasojë Xavin te Barcelona

Nuk ka shumë dyshime se Bellingham, Tchouameni, Camavinga dhe Valverde kanë mësuar shumë nga Kroos dhe Modric gjatë kohës së tyre tek Real Madridi dhe kjo do tu shërbejë atyre mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Rakitic me këtë ka lënë të nënkuptohet se edhe të rinjtë e Barcelonës do të kishin përfituar shumë po qe se klubi do të vepronte në një tjetër mënyrë me veteranët e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori