Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm fizik në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në Viti, të premten në ora 02:38.
“Viti / 14.08.2026 – 02:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në qendrën e mjekësisë familjare dyshohet se kishte sulmuar në vendin e punës viktimën mashkull kosovar (mjek)”, thuhet në raport.
Në shtëpinë e të dyshuarit është kryer një bastisje ku është gjetur një sprej OC.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
58 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































