LAJMI I FUNDIT:

Qatip Osmani: Kemi respekt për Milanin, por do të kërkojmë rezultat pozitiv (Video)

Qatip Osmani: Kemi respekt për Milanin, por do të kërkojmë rezultat pozitiv (Video)

Në kuadër të përgatitjeve para ndeshjes kualifikuese në kuadër të Ligës së Evropës kundër Milanit, Shkëndija ka kryer seancën stërvitore në Itali, ndërsa trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë dalë në një konferencë për media. 

Skuadra nga Tetova të enjten mbrëma do të zbarkojë në San Siro për ndeshjen historike kundër Rossonerëve, në përpjekje që të nxjerrë një rezultat pozitiv.


Trajneri ka thënë se të gjithë e njohin Milanin dhe e dinë historinë e klubit të madh italian, mirëpo Shkëndija është e gatshme të japë më të mirën kur të dalë në fushë.

“Kemi respekt të madh për Milanin, mirëpo do të mundohemi të përgjigjemi sa më mirë që dimë të luajmë”, ka thënë ai.

Osmani ka pranuar se Rossonerët janë favoritë, mirëpo ka thënë se skuadra e tij do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv.

Pamje nga hoteli ku po qëndron Shkëndija - Lojtarët të kënaqur me kushtet, vizitohen nga shqiptarët në Itali (Foto)
Lexo po ashtu Pamje nga hoteli ku po qëndron Shkëndija - Lojtarët të kënaqur me kushtet, vizitohen nga shqiptarët në Itali (Foto)

Formacioni pritet të jetë i ngjashëm me atë kundër Vardarit, ndërsa Juniori i shkualifikuar do të zëvendësohet me një lojtar tjetër.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Shkup, ashtu që përballja e parë do të jetë shumë e rëndësishme për planifikimin e rezultatit të mëtejmë.

Për këtë arsye, nevojitet një taktikë e mirë dhe përgatitje maksimale për këtë sfidë. Natyrisht edhe mbështetja e madhe e tifozëve dhe kjo nuk mungon në asnjë moment, pasi shqiptarët nga të gjitha trevat janë bashkuar për t’i dhënë kurajë dhe zemër Shkëndijës.

“Shkëndija jemi me ty...” – të gjithë shqiptarët në mbështetje të klubit nga Tetova (Video)
Lexo po ashtu “Shkëndija jemi me ty...” – të gjithë shqiptarët në mbështetje të klubit nga Tetova (Video)

Telegrafi do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet rreth klubit shqiptar në Itali më të dërguar special për këtë ngjarje të madhe për sportin shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori