Janë një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura për publikun. Fjala është për Genc Prelvukajn dhe Eni Koçin, të cilët po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Pas një vere të angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme, dyshja kanë filluar disa ditë pushimi më se të merituara.

Me këtë rast, ata kanë ndarë një fotografi në rrjetet sociale dhe siç duket po argëtohen mjaft shumë.

“Gëzuar Eni Koçi, sepse çdo ditë e jona është festë”, ka shkruar Genci pranë fotos me Enin, kur shfaqen brenda në pishinë.

Eni publikon një fotografi me Gencin dhe e shoqëron me një mesazh për çiftet Eni publikon një fotografi me Gencin dhe e shoqëron me një mesazh për çiftet

Të njëjtin imazh e ka ndarë edhe bukuroshja nga Shqipëria, derisa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Këta të fundit këtë vit po ashtu ishin tejet të angazhuar me projekte dhe koncerte jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Ain't Nobody's Business👌

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on Aug 30, 2019 at 2:42am PDT