LAJMI I FUNDIT:

Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2020: Dua Lipa shqiptarja e vetme e kandiduar këtë vit me gjithsej katër nominime

Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2020: Dua Lipa shqiptarja e vetme e kandiduar këtë vit me gjithsej katër nominime
Dua Lipa (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Janë shpallur nominimet për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Artistja Lady Gaga është ajo e cila kryeson listën e nominimeve sivjet, ndërkohë që ishte pikërisht ajo e cila fitoi më së shumti çmime në MTV Video Music Awards, që u mbajt më 30 gusht.


Ky është edicioni i 27-të i shfaqjes MTV EMA, që do të transmetohet globalisht përmes MTV të dielën e 8 nëntorit, shkruan Billboard.

Gaga ka shtatë nominime gjithsej, duke përfshirë çmimet “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj shumë të suksesshme “Rain on Me”.

BTS dhe Justin Bieber janë gjithashtu disa nga emrat më të nominuar me nga pesë nominime secili.

MTV EMA shtoi tre kategori të reja sivjet: “Kënga më e mirë latine”, “Videoja për të mirë” dhe “Transmetimi virtual më i mirë”. Dy të parat nga këto tre kategori janë importuar nga MTV Video Music Awards, ku janë prezantuar përkatësisht në vitet 2010 dhe 2011.

MTV EMA 2019 (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Bruce Gillmer dhe Richard Godfrey janë prodhuesit ekzekutivë të MTV EMA 2020. Debbie Phillips dhe Chloe Mason janë producentë. Gillmer ishte gjithashtu producent ekzekutiv (së bashku me Jesse Ignjatovic) të MTV VMA të këtij viti.

Votimi tani është i hapur në mtvema.com. Do të qëndrojë i hapur deri më 2 nëntor në orën 11:59 pasdite. CET (koha e Evropës Qendrore).

Nga shqiptarët, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është artistja nga Kosova, Dua Lipa.

Ajo ka katër nominime gjithsej: “Artistja më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Këtu është lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2020:

VIDEOJA MUZIKORE MË E MIRË E VITIT
Billie Eilish, “everything i wanted”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DJ Khaled, “POPSTAR” ft. Drake
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Taylor Swift, “The Man”
The Weeknd, “Blinding Lights”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Lady Gaga
Miley Cyrus
The Weeknd

KËNGA MË E MIRË E VITIT
BTS, “Dynamite”
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Dua Lipa, “Don’t Start Now”
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Roddy Ricch, “The Box”
The Weeknd, “Blinding Lights”

BASHKËPUNIMI MË I MIRË
BLACKPINK, Selena Gomez, “Ice Cream”
Cardi B, “WAP” ft. Megan Thee Stallion
DaBaby, “Rockstar” ft. Roddy Ricch
Justin Bieber, “Intentions” ft. Quavo
Karol G, “Tusa” ft. Nicki Minaj
Lady Gaga, Ariana Grande, “Rain On Me”
Sam Smith, Demi Lovato, “I’m Ready”

ARTISTI/JA MË I/E MIRË POP
BTS
Dua Lipa
Harry Styles
Justin Bieber
Katy Perry
Lady Gaga
Little Mix

GRUPI MË I MIRË
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe x Halle
CNCO
Little Mix

ARTISTI I RI MË I MIRË
BENEE
DaBaby
Doja Cat
Jack Harlow
Roddy Ricch
YUNGBLUD

ARTISTI/JA ME MË SË SHUMTI FANSA
Ariana Grande
BLACKPINK
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Swift

ARTISTI/JA MË I/E MIRË LATIN/E
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Karol G
Maluma
Ozuna

ARTISTI/JA MË I/E MIRË ROCK
Coldplay
Green Day
Liam Gallagher
Pearl Jam
Tame Impala
The Killers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT HIP HOP
Cardi B
DaBaby
Drake
Eminem
Megan Thee Stallion
Roddy Ricch
Travis Scott

ARTISTI/JA I/E MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC
Calvin Harris
David Guetta
Kygo
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers

ARTISTI/JA MË I/E MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
blackbear
FKA twigs
Hayley Williams
Machine Gun Kelly
The 1975
twenty one pilots

VIDEOJA PËR MIRË
Anderson .Paak, “Lockdown”
David Guetta & Sia, “Let’s love”
Demi Lovato, “I Love Me”
H.E.R., “I Can’t Breathe”
Jorja Smith, “By Any Means”
Lil Baby, “The Bigger Picture”

DEPËRTIMI I VITIT
AJ Mitchell
Ashnikko
BENEE
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Georgia
Jack Harlow
Lil Tecca
Tate McRae
Wallows
YUNGBLUD

TRANSMETIMI VIRTUAL MË I MIRË
BTS, Map Of The Soul Concert Live Stream
J Balvin, Behind The Colores Live Experience
Katy Perry @ Tomorrow Land, Around The World
Little Mix, UNCancelled
Maluma, Papi Juancho Live
Post Malone, Nirvana Tribute

ARTISTI/JA MË I/E MIRË REGJIONAL
(Home Region)
Lady Gaga (US)
Megan Thee Stallion (US)
Cardi B (US)
Justin Bieber (CANADA)
The Weeknd (CANADA)
Dua Lipa (UK & Ireland).

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori