LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon me punë për Ligën e Evropës, Josa dhe Dallku e komentojnë shortin

Prishtina vazhdon me punë për Ligën e Evropës, Josa dhe Dallku e komentojnë shortin

Bardhekaltrit të martën e kanë mësuar kundërshtarin në UEFA Evropa Ligë, që do të jetë skuadra nga Gjibraltari, FC Europa.

Prishtina i ka vazhduar përgatitjet  në fushën e 2 Korrikut dy herë në ditë.


Përndryshe, skuadra vendase nga Gjibraltari e ka caktuar orarin e ndeshjes dhe do të jetë pasditen e 28 qershorit, ditë e enjte me fillim nga ora 18:00 me orë të Evropës qendrore.

Josa: Nuk do të thotë që është skuadër nga Gjibraltari dhe do të jetë e lehtë për ne

Trajneri Mirel Josa ka folur për shortin duke, duke thënë se nuk ka skuadra të dobëta.

“Jo vetëm këtë skuadër, por edhe skuadra tjera të Gjibraltarit nuk i njoh. Megjithatë duke e pasur parasysh futbollin që luajnë, është një futboll që ka më tepër si influencë pjesën angleze, edhe spanjolle, sepse janë në kufi me Spanjën”.

Profili i FC Europa, kundërshtarit të Prishtinës në paraeliminatoret e EL-së
Lexo po ashtu Profili i FC Europa, kundërshtarit të Prishtinës në paraeliminatoret e EL-së

“Dhe nuk mund të themi që është skuadër nga Gjibraltari dhe do të jetë e lehtë për ne. Ne do të shohim se ku jemi vetë. Duhet se s’bënë, të mos rrisim pretendimet tona pa bazë dhe pa folur fare për pjesën e përgatitjeve tonat për të cilat ne duhet përgatitur mirë, qoftë për ndeshjet me Gjibraltarin, qoftë për ndeshjet tjera”.

“Pra, që ne të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, aty ku ne kërkojmë, ne se s’bëhet duhet japim maksimumin në këto dy javë që na kanë mbetur. E dimë që koha është e vështirë, sepse po të kishim periudhë tjetër do të flisnim ndryshe, sepse nuk ka shumë ekipe për ndeshje miqësore dhe ne s’mund të lëvizim nga Kosova për të shkuar jashtë vendit për t’u përgatitur. Këto janë gjëra që do t’i kompensojmë me përqendrim maksimal në përgatitje”, ka thënë Josa.

Dallku: Nuk do të jetë lehtë, por qëllimi është i qartë ta kalojmë raundin

Në anën tjetër edhe kapiteni Armend Dallku, ka folur për ndeshje, duke e cilësuar si të fortë, por që ky raund duhet të kalohet.

“Kundërshtar në letër i lehtë. Mirëpo unë nuk mendoj se jemi në atë gjendje që t’i zgjedhim kundërshtarët, sepse për neve të gjithë kundërshtarët janë të fortë, sepse duhet kuptuar që ne jemi duke filluar zero me koeficient si Kosovë dhe si ekip i Prishtinën është veç hera e dytë që marrim pjesë. Pra, për çdo kundërshtar do të mendojmë që është i fortë për neve”.

“E këtë pikërisht do ta kërkoj edhe nga lojtarët që mos të kemi vetëkënaqësi, apo relaksim se na ka rënë një kundërshtar jo i fortë në letër. Kështu që gjithçka do t’i mbetët përgatitjeve dhe kompozimi i ekipit që do të bëhet gjatë këtyre ndeshjeve”.

“Ndërsa qëllimi ynë dihet, është kalimi i turit, padyshim, sepse ne për atë punë edhe tash e dy ditë i kemi filluar përgatitjet ku edhe pak me ankth e kemi pritur shortin, por siç iu thash, qëllimi duke filluar nga kryesia e te lojtarët është të fillojmë të shkruajmë historinë e re të futbollit në Kosovë e kjo arrihet vetëm kur të kalojmë raunde në garat evropiane”, deklaroi Dallku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori