LAJMI I FUNDIT:

Pri Film Fest, drejtoresha Vjosa Berisha: Sukses i madh, shfaqja e pesë premierave botërore

Pri Film Fest, drejtoresha Vjosa Berisha: Sukses i madh, shfaqja e pesë premierave botërore

Për disa ditë rresht tepihu i kuq ka mirëpritur para Teatrit Kombëtar të Kosovës artistë dhe personalitete të ndryshme.

Pikërisht aty por edhe në disa lokacione tjera është zhvilluar edicioni i dhjetë i një festivali që tashmë po kthehet në një pikë reference në hartën e festivaleve prestigjioze të filmit në Ballkan.


Është fjala për festivalin e filmit Pri Film Fest i cili mbrëmë ka përfunduar duke e mbyllur këtë edicion me ndarjen e disa çmimeve.

Pri Film Fest, epiqendra e kinematografisë për një javë në kryeqytet: Nata finale, çmimet dhe rrëfimet e aktorëve pjesëmarrës
Lexo po ashtu Pri Film Fest, epiqendra e kinematografisë për një javë në kryeqytet: Nata finale, çmimet dhe rrëfimet e aktorëve pjesëmarrës

Drejtoresha e këtij Festivali, Vjosa Berisha në emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini ka folur për të arriturat e këtij festivali dhe sfidat që kaluan gjatë këtyre ditëve.

Ajo ka thënë se ky edicion është përjetuar më ndryshe se të tjerët, pasi festivali është rritur shumë dhe këtë vit i kemi përmbledhë shumë gjëra që mungonin në edicionet e kaluara.

“Kishim një edicion me pesë premiera botërore në festival që tregon prestigjin e tij edhe në relacion me festivalet tjera ndërkombëtare. Kishim edhe 14 premiera regjionale, kur kemi parasysh se ndodhemi në regjion me Sarajevën që e ka edhe festivalin e saj, mund të themi se ishte sukses i madh”.

“Jemi të lumtur që gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Nuk ka munguar as përkrahja institucionale” , tha drejtoresha Vjosa Berisha, përcjell Telegrafi.

Berisha ka thënë se mysafirët kryesisht kanë qenë nga Evropa dhe Ballkani, pasi për mysafirë nga Amerika ose Arabia kostot janë të larta për t’u përballuar.

“Janë shfaqur gjithsejtë 58 filma në “Pri Film Fest”, ku pesë prej tyre ishin premiera botërore ndërsa dy të tjera premiera evropiane. Vlen të cekët se kemi pas 11 premiera të filmave kosovar. Është një rekord, pasi asnjëherë më parë nuk janë shfaqur kaq filma vendorë”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha e “Pri Film Fest”, Vjosa Berisha.

Ajo ka thënë se është sukses i madh që festivali ka arritur në çdo edicion të sjellë së paku nga një fitues të OSCAR-it./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori