LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani shkëlqeu në shfaqjen e modës së Valdrin Sahitit: Më bindi t’i drejtoja flokët pas 12 vitesh

Presidentja Osmani shkëlqeu në shfaqjen e modës së Valdrin Sahitit: Më bindi t’i drejtoja flokët pas 12 vitesh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë (e hënë) ishte e pranishme në sfilatën e organizuar nga kreatori, Valdrin Sahiti.

Dizenjatori i njohur dhe shumë i suksesshëm nga Kosova prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në një mbrëmje me shumë emra të njohur që ishin të pranishëm.

Duke folur për sukseset dhe punën e tij, Osmani u shpreh se ai është mjaft kritik dhe kërkues ndaj punës së tij gjë që ka ndikuar edhe në pamjen e presidentes.


Foto: Instagram

E para e vendit e cila ka shkëlqyer me elegancën tha se ishte Valdrin ai që e bindi që pas 12 vitesh t’i drejtonte (fenerim) flokët.

“Emri i Kosovës të shkëlqej edhe tek disa yjet më të njohura në botë dhe kështu i ka bërë nderë jo vetëm punës dhe përkushtimit të tij por gjithë Kosovë, prandaj i uroj shumë suksese dhe shpresoj që do të jetë shembull edhe për shumë gjenerata dhe breza që do të vijnë pas se me punë dhe mund arrihet çdo gjë”, tha fillimit Osmani në një prononcim për Klan Kosovën.

Foto: Edita Ramadani/Instagram

“Valdrini është shumë kritik është shumë kërkues, më ka bindur t’i fenerati flokët pas 12 vitesh, kështu që kjo tregon shumëçka”, u shpreh presidentja e Republikës.

Kujtojmë që në mesin e emrave që u bën pjesë e këtij organizimi ishin edhe: Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Elita Rudi. Bora Zemani, Donald Veshaj, Era Istrefi, Elvana Gjata, Rome Veshaj, Sara Hoxha e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora: Nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e muzikës që kanë dalë nga atje

Rita Ora: Nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e muzikës që kanë dalë nga atje

Magazina
Sjellja e Chris Martin shqetëson fansat: Ai u fotografua në rrugë i gjunjëzuar dhe këmbëzbathur tekste shikonte qiellin

Sjellja e Chris Martin shqetëson fansat: Ai u fotografua në rrugë i gjunjëzuar dhe këmbëzbathur tekste shikonte qiellin

Magazina
Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur

Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur "Divorce" për t'u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortit të saj

Magazina
Artistja më me ndikim në botë, Taylor Swift përkrah Kamala Harris për presidente të SHBA-së

Artistja më me ndikim në botë, Taylor Swift përkrah Kamala Harris për presidente të SHBA-së

Magazina
Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Magazina
E fejuara e Jeff Bezos tërheq vëmendjen në mbrëmjen gala me një fustan 8100 euro

E fejuara e Jeff Bezos tërheq vëmendjen në mbrëmjen gala me një fustan 8100 euro

Magazina
Kalo në kategori