LAJMI I FUNDIT:

Post Malone bëhet baba për herë të parë

Post Malone bëhet baba për herë të parë

Reperi amerikan, Post Malone zbuloi se ai mirëpriti së fundmi fëmijën e tij të parë ndërsa u shfaq në “The Howard Stern Show” të hënën (13 qershor).

Ndërsa i përgjigjej një pyetjeje që Howard kishte bërë në serinë “SiriusXM”, Malone përshkroi rutinën e tij të mëngjesit dhe tha se “e puthi vajzën e tij” përpara se të dilte nga shtëpia.


Tashmë që këngëtari i “Better Now” është bërë baba, ai është gati të bëhet edhe bashkëshort. Malone i tha Sternit se është fejuar me nënën e vajzës së tij.

“Shkova dhe putha vajzën time”, i tha Post Malone – Howard Stern ndërsa shpjegoi se si e filloi ditën e tij, shkruan DailyMail.

Malone vazhdoi duke thënë se ai e mban jetën e tij personale të fshehtë sepse dëshiron që vajza e tij të ketë mundësinë të ‘marrë vendimet e saj’.

Por Malone shprehu gjithashtu shqetësim për gjendjen aktuale të botës dhe se si është ‘një vend i çmendur për të rritur një fëmijë’.

Malone konfirmoi se ai dhe e dashura e tij – tani e fejuara – ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në një intervistë për TMZ më 3 maj.

Çifti përfundoi duke mbajtur një festë private në Kaliforninë Jugore, për të festuar lajmin për pritjen e fëmijës së parë.

Post Malone zbulon se po bëhet baba për herë të parë
Lexo po ashtu Post Malone zbulon se po bëhet baba për herë të parë

Malone është përpjekur ta mbajë jetën e tij personale larg syrit të publikut, kështu që ende nuk e ka konfirmuar identitetin e gruas së tij të ardhshme, edhe pse është përfolur se po takohet me reperin korean MLMA.

Ylli po përgatitet gjithashtu për publikimin e albumit të tij të katërt “Twelve Carat Toothache”.

Ai do të përmbajë 14 këngë dhe do të përfshijë paraqitje të ftuar nga The Weeknd, Doja Cat, Roddy Ricch, Gunna dhe The Kid Laroi.

Kënga e parë, “One Right Now”, një bashkëpunim me The Weeknd, u publikua nëntorin e kaluar dhe arriti në vendin e gjashtë në Billboard Hot 100. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori