LAJMI I FUNDIT:

Polemika Juventus-Inter, çfarë ndodhi dhe çfarë do të ndodh më pas

Polemika Juventus-Inter, çfarë ndodhi dhe çfarë do të ndodh më pas

Pas një nate kaotike në Allianz Stadium, gjyqtari sportiv i Serie A do të marrë sot (e enjte) vendimet e tij për Juventusin, Interin dhe sulmuesin Romelu Lukaku.

La Gazzetta dello Sport detajon se si një numër incidentesh ndodhën gjatë Derby d’Italia në fillim të kësaj jave, me më të frikshmin që ishte abuzimi racist drejtuar Lukakut, i cili u përjashtua nga kartoni i dytë i verdhë për një ‘festim provokues’.

Një përleshje në fushë ndodhi gjithashtu midis Juan Cuadrado të Juventusit dhe Samir Handanovic të Interit, duke çuar të dy në ndëshkime me kartonë të kuq.

Juventusi me siguri do të sanksionohet nga gjyqtari sportiv sot, ose do të gjobitet ose do të mbyllet një pjesë e stadiumit të tyre për disa ndeshje pas abuzimit racist drejtuar Lukakut. Në këtë vendim do të merret parasysh bashkëpunimi i klubit me autoritetet.

Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

Cuadrado, i cili goditi Handanovicin me grusht, rrezikohet të dënohet me tre ndeshje për ‘sjellje serioze josportive’.

Portieri veteran i Interit mund ta kishte provokuar këtë, dhe Juventusi ka të ngjarë ta përfshijë këtë në apelin e tyre si një faktor lehtësues.

Më në fund, vendimi për Lukakun. Pavarësisht rrethanave, kartoni i dytë i verdhë dhe përjashtimi i sulmuesit belg shkakton automatikisht pezullim me një ndeshje, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia.

Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

Gazeta La Stampa ka publikuar disa detaje të dramës në Allianz Stadium, duke nisur nga abuzimi racist ndaj Lukakut.

Shumica e 5034 shikuesve në tribunën jugore dyshohet se morën pjesë në këtë sjellje të ndyrë pas kartonit të parë të lojtarit dhe kur ai festoi golin e tij. Teksa ai po largohej nga fusha pas kartonit të kuq, më shumë abuzime raciste erdhën nga Sektori 101 i tribunës perëndimore.

Drejtori i Interit, Dario Baccin, tentoi t’i dilte në fytyrë gjyqtarit Davide Massa dhe ofendoi në mënyrë të përsëritur atë duke thënë: “Kokëk**i” dhe “ti je një copë m*ti”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori