LAJMI I FUNDIT:

Pogba me pozitë të re nga Solskjaer, formacioni i mundshëm i Unitedit

Pogba me pozitë të re nga Solskjaer, formacioni i mundshëm i Unitedit

Paul Pogba thuhet se do të rifillojë futbollin me një pozitë të re pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka synim ta vendos atë si një numër 10.

Francezi u vendos prapa sulmuesve qendror gjatë ndeshjes të së shtunës së kaluar në mes dy skuadrave të formuara nga Unitedi në Old Trafford.


Edhe pse është ndeshja e tij e parë në çfarëdo niveli që nga dhjetori, Pogba prodhoi një paraqitje mbresëlënëse.

Bruno Fernandes: Jam i emocionuar, mezi pres të luaj me Pogban
Lexo po ashtu Bruno Fernandes: Jam i emocionuar, mezi pres të luaj me Pogban

Ai rol, duke luajtur si numër 10, sugjeron që Solskjaer po planifikon të sigurojë atë që ai gjithmonë ka premtuar.

Vendosja e francezit në këtë pozitë vjen pasi Bruno Fernandes do të zhvendoset më mbrapa në qendër së bashku me Nemanja Matic dhe Scott McTominay.

Në portë do të jetë i përhershmi David De Gea, ndërsa mbrojtja pritet të formohet nga katërshja: Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire dhe Luke Shaë.

Dyshja e sulmit do t’i besohet anglezit Marcus Rashford dhe francezit Anthony Martial. /Telegrafi/