Po i vjen fundi futbollit që njohim: FIFA heq pozitën jashtë loje, kartonin e verdhë dhe sjell tetë ndryshime drastike (Foto)
Marco van Basten ka folur për gazetën e mirënjohur gjermane sportive të Bildit.
Legjenda holandeze, i cili është në krye të zhvillimit teknologjik të futbollit në FIFA-s, njoftoi ndryshime të mëdha.
Van Basten go home, you're drunk. pic.twitter.com/CUwlik82yN
— Dr. Mantis Toboggan (@BarLFC) January 19, 2017
FIFA ka zgjeruar tashmë kampionatin botëror prej 32 deri në 48 ekipe ndërsa ka propozuar edhe tetë ndryshime të reja të mundshme.
Një prej më të mëdhave është heqja e pozitës jashtë loje dhe penalltitë të gjykohen dhe ekzekutohen si në hokej. /Telegrafi/
Tetë propozime për rregullat e reja në futboll, sipas FIFA-s:
1. Heqja e pozitës jashtë-loje
“Kam shumë kureshtje të shoh se si do të funksiononte futbolli tani pa pozicionin jashtë loje. Mendoj se do të ketë shumë njerëz kundër kësaj ideje, por unë jam pro, pasi tashmë futbolli ka filluar të ngjajë gjithnjë e më shumë me hendbollin”.
2. Penalltitë si në hokej
“Çdo ekip do të ketë 5 tentativa. Gjyqtari vërshëllen dhe lojtari niset nga 25 metra larg drejt portës. Brenda 8 sekondave duhet të mbarojë aksioni. Kjo është spektakolare për tifozët dhe interesante për lojtarët. Te penalltitë gjithçka ndodh brenda një sekonde. Kurse kështu ke shumë mundësi: të gjuash, të driblosh apo të presësh veprimin e portierit”.
3. Heqja e kartonit të verdhë
“Ideja është që të zëvendësojmë kartonin e verdhë me një penalizim për të qëndruar jashtë fushe për 5 apo 10 minuta. Është më e vështirë kur luan 10 kundër 11”.
4. Me gjyqtarin kryesor mund të flas vetëm kapiteni
“Ka shumë ankesa rrotull gjyqtarëve, të cilat shkaktojnë humbje kohe. Ndaj është një ide e mirë që si në regbi, vetëm një lojtar, kapiteni, të flasë me gjyqtarin”.
5. Kufizimin e ndërhyrjeve të palejuar
“Unë jam i mendimit që një mbrojtës, ashtu si në basketboll, të largohet nga fusha e lojës pasi të ketë kryer 5 faulle”.
6. Uljen e numrit të ndeshjeve
“Bëjmë maksimumin për të gjeneruar sa më shumë para nga futbolli. Por në këtë sport nuk mungojnë paratë, duhet të fokusohemi te cilësia dhe duhet të reduktojmë numrin e ndeshjeve që luan një lojtar. Nga 80 që mund të arrijë aktualisht, të bëhet maksimumi 50 ndeshje në sezon. Duhet të ndihmojmë yjet si Ronaldo, Mesi apo Ibrahimoviç që të jenë të freskët e fizikisht më mirë, falë aktivizimit në më pak ndeshje”.
7. Rritja e numrit të zëvendësimeve në ndeshje
“Si trajner kjo është diçka e mirë, por me 12 zëvendësime do të humbej shumë kohë. Ndaj po mendojmë për një apo dy zëvendësime ekstra në shtesa, që mendoj se janë të mira. Por loja dhe rrjedha e saj nuk duhet të vuajë nga një faktor i tillë”.
8. Limitimi i humbjes së kohës
“Tifozët duan të shohin aksion, gola dhe dyluftime. Por sa më shumë zgjatet një zëvendësim, një goditje dënimi, apo trajtimi i një lojtari të dëmtuar, aq më shumë kohë humbet. Ndaj po diskutojmë mos kthejmë 10 minutat e fundit në periudhë ku merret në konsideratë vetëm koha efektive e topit në lojë. Ka skuadra që në minutat e fundit bëjnë gjithçka për të vonuar lojën”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë