LAJMI I FUNDIT:

Pioli ndihet i zhgënjyer me eliminimin nga Interi, por e cilëson një udhëtim të mrekullueshëm arritjen në gjysmëfinale

Pioli ndihet i zhgënjyer me eliminimin nga Interi, por e cilëson një udhëtim të mrekullueshëm arritjen në gjysmëfinale

Stefano Pioli ka thënë se ndihet i zhgënjyer pas katër humbjeve radhazi nga Interi këtë vit dhe sidomos me këtë të fundit që nuk arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ishte një mal për t’u ngjitur pas humbjes 2-0 brenda 11 minutave nga ndeshja e parë, por edhe rikthimi i Rafael Leaos nga lëndimi nuk i përmirësoi gjërat.


Portugezi pati rastin më të mirë me një goditje që kaloi buzë shtyllës në pjesën e parë, por Mike Maignan iu desh të bënte disa pritje të mëdha për të shpëtuar.

Lautaro Martinez vulosi finalistin me një përfundim të zgjuar pas asistimit të Romelu Lukakut dhe ky eliminim nga zhgënjyer trajnerin Pioli.

Një triumf që shijon më shumë për Interin – kalon në finale pas 13 vitesh duke mposhtur rivalin e përbetuar Milan
Lexo po ashtu Një triumf që shijon më shumë për Interin – kalon në finale pas 13 vitesh duke mposhtur rivalin e përbetuar Milan

“Ka një zhgënjim të madh. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe askush nga një skuadër që u eliminua në fazën e grupeve sezonin e kaluar nuk mund të arrinte në gjysmëfinale duke mposhtur skuadrat si Tottenham dhe Napoli, por ne gjithsesi donim të arrinim në finale”, ka thënë fillimisht Pioli për Sport Mediaset.

“Ka edhe zhgënjim sepse fatkeqësisht e prishëm gjysmëfinalen me 15 minutat e para të ndeshjes së parë. Për pjesën tjetër, ne u përballëm me një ekip shumë të fortë dhe në masë të madhe ishim në lartësinë e detyrës. Kishim disa shanse për të thyer bllokimin këtë mbrëmje dhe kjo mund të kishte ndihmuar, por ndoshta jo mjaftueshëm”.

“Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë, pasi ata dhanë gjithçka, u përpoqëm me stilin tonë të futbollit dhe gjithë energjinë që na kishte mbetur. Tani duhet ta mbyllim sezonin me një nivel të lartë, sepse do të ishte për të ardhur keq që të mos e bëjmë këtë”.

Ky ishte Derby della Madonnina i katërt radhazi që Milani humbi në vitin 2023, mes Serie A, Superkupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, të gjitha pa shënuar  gol. Kjo është ecuria më e keqe në histori për kuqezinjtë, duke dështuar të gjejnë rrjetën në katër përballje.

“Nëse filloni një gjysmëfinale dhe humbisni 2-0 pas 12 minutash, kjo do të bëjë një ndryshim të madh. Është e vërtetë që rezultati përfundimtar ndikon në gjykimin e një paraqitjeje, por mendova se sonte ishte shumë më afër pjesës së dytë të ndeshjes së parë, ishte kryesisht shumë e barabartë dhe ne thjesht nuk shfrytëzuam shanset tona. Ky ishte kufizimi ynë në këto dy ndeshje”.

“Nuk ishim aq të rrezikshëm në fillim sa jemi zakonisht, gjë që është për shkak të qëndrueshmërisë mbrojtëse të Interit, por edhe se nuk e ngritëm ritmin dhe nuk ishim mjaft të saktë në pasimet tona. Në këtë nivel, ju duhet të ngrini shiritin dhe ne provuam gjithçka, por nuk ishim mjaftueshëm të mprehtë. Interi pritej të shënonte kundër nesh në mundësinë e parë, ndërsa ne nuk bëmë të njëjtën gjë”.

Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Inzaghi e cilëson si të merituar kualifikimin, lëvdon ekipin dhe tregon kë dëshiron në finalen e Ligës së Kampionëve

Pioli nuk bëri asnjë zëvendësim derisa Interi kaloi në avantazh këtë mbrëmje në minutën e 74- të .

“Isha duke përgatitur ndryshimet kur ata shënuan. Skuadra po e kontrollonte mirë topin dhe ne arritëm disa herë në afërsi të zonës së tyre, por na mungonte saktësia dhe cilësia për t’i bërë ato situata të vlefshme. Më pas, ndërsa po përgatitnim zëvendësimet, goli erdhi dhe përfundoi atje”, përfundoi italiani.

Tani shpresa e tyre e vetme për të shpëtuar një sezon zhgënjyes është të sigurojnë një vend në katërshe dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një rënie e vërtetë pas fitimit të Scudettos sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori