LAJMI I FUNDIT:

Piers Morgan këmbëngul se Ronaldo është ende më i miri të gjitha kohërave, thotë se Messi është vetëm i katërti

Piers Morgan këmbëngul se Ronaldo është ende më i miri të gjitha kohërave, thotë se Messi është vetëm i katërti

Gazetari Piers Morgan ka vendosur në mënyrë të diskutueshme Cristiano Ronaldon, Diego Maradona dhe brazilianin Ronaldo përpara Lionel Messit në renditjen e tij për më të mirët e gjitha kohërave.

Sulmuesi 35-vjeçar shënoi një gol dhe një asistim teksa Argjentina kaloi Kroacinë për të arritur në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.


Pas vërshëllimës së fundit, shtatë herë fituesi i Topit të Artë zbuloi se ndeshja e së dielës kundër Francës ose Marokut do të jetë e fundit e tij me fanellën e Argjentinës.

“Jam shumë i lumtur që e përfundova udhëtimin tim në Kupat e Botës në një finale, për të luajtur ndeshjen e fundit në një finale. Kjo është me të vërtetë shumë kënaqësi”, ka thënë Messi.

Pavarësisht se i ka kaluar të ashtuquajturat vitet e tij ‘primare’, Messi vazhdon të etiketohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në futbollin botëror.

Megjithatë, gazetari dhe personazhi televiziv Piers Morgan mendon se argjentinasi nuk hyn as në treshen e parë.

Pas ndeshjes, prezantuesi i së Soccer Saturday, Jeff Stelling pyeti Morgan se ku qëndron në debatin Ronaldo-Messi.

“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo është më i miri ndonjëherë, Maradona i dyti, Messi i treti (ndoshta i katërti në fakt, pas R9)”, u përgjigj Morgan.

Morgan, i cili kohët e fundit kreu një intervistë me Ronaldon, ka deklaruar në shumë raste se ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid është më i madhi i të gjitha kohërave.

Edhe pse një postim në Twitter nga viti 2012 sugjeron se ai mendonte se Messi ishte më i madhi i të gjitha kohërave.

“10 futbollistët e mi më të mëdhenj: 1) Messi 2) @Cristiano 3) Maradona 4) Pele 5) Best 6) Cruyff 7) Zidane 8) Bergkamp 9) Henry 10) Ronaldo”, shkruante Morgan më 9 dhjetor 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori