LAJMI I FUNDIT:

Pesë klube të mëdha e duan transferimin e sulmuesit Folarin Balogun

Pesë klube të mëdha e duan transferimin e sulmuesit Folarin Balogun

Sulmuesi nën pronësi të Arsenalit, Folarin Balogun është subjekt i interesimit nga pesë klube të huaja këtë afat kalimtar të verës.

Sulmuesi i ri ka të ngjarë të largohet nga Topçinjtë në afatin kalimtar të verës për një tarifë të konsiderueshme.


Pasi shënoi 21 gola në ligë për Reims në formë huazimi në Ligue 1 sezonin e kaluar, Balogun është një emër që mund t’i sjell para Arsenalit.

Topçinjtë kanë Eddie Nketiah si rezervë për Gabriel Jesus, ndërsa Kai Havertz dhe Leandro Trossard mund të luajnë gjithashtu sulmues qendror.

Arsenali i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Folarin Balogun
Lexo po ashtu Arsenali i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Folarin Balogun

Sipas mediumi Daily Mail, reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një çmim prej 50 milionë euro, të cilin shumë pak ekipe mund ta përballojnë.

Arsenalit mund të duhet të shpresojë që një klub i Ligës Premier të vijë për Balogun, pasi klubet e kampionateve tjera vështirë se mund ta paguajnë.

Skuadra si Milani, Interi, skuadrat franceze Marseille dhe Monaco, si dhe RB Leipzig i Gjermanisë janë të gjithë të interesuar, por kurrë nuk do të bëjnë ofertë të nivelit që kërkohen nga Arsenali për Balogun. /Telegrafi/