LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic i del Xhakës përpara pas ndeshjes – mesfushori si një sportist i vërtet i uron fitoren  

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic i del Xhakës përpara pas ndeshjes – mesfushori si një sportist i vërtet i uron fitoren  

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët  serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës. 

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është përshëndetur njëherë me tifozët e tij, pastaj edhe me përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic. 

Ishte ky i fundit që iu afrua Xhakës për t’i zgjatur dorën, ndërsa mesfushori u ndal dhe i uroi fitoren. 


Xhaks u fishkëllye nga tribuna sa herë që kishte topin. Mirëpo, ai nuk ka lejuar që të dal nga kontrolli dhe në fund të lojës ka treguar se është një zotëri i madh para se të largohet nga fusha. 

Xhaka tregoi se është një zotëri i madh, gjë që sigurisht nuk do të kalojë pa u vënë re edhe në stadium. 

Ky gjest i mesfushorit të Bayer Leverkusenit, tregon kulturën dhe sportivitetin e tij, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishte thirrje kundër shqiptarëve.   

Xhaka nga SofaScore ishte lojtari më i vlerësuar i Zvicrës me notën 7.5. 

Kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës së Murat Yakinit në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Duhet të jenë skuadra të mëdha si Barcelona ose Atletico”, presidenti i La Ligës e ngacmon përsëri Real Madridin

“Duhet të jenë skuadra të mëdha si Barcelona ose Atletico”, presidenti i La Ligës e ngacmon përsëri Real Madridin

La Liga
Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

Një mesazh i Barcelonës në WhatsApp dështoi transferimin e Nico Williamsit, zbulohet përmbajtja e tij

La Liga
Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar

Salah i zgjedh tre legjendat e Ligës Premier si partner të ëndrrave të tij, befason tifozët kur emëron trajnerin e preferuar

Ndërkombëtare
Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Bayern Munich po përgatitet të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar me dy yje

Bundesliga
FIFA ndryshon listën e Kampionëve të Botës për Klube

FIFA ndryshon listën e Kampionëve të Botës për Klube

Ndërkombëtare
Armando Broja lidhet me një transferim te klubi i njohur italian

Armando Broja lidhet me një transferim te klubi i njohur italian

Serie A
Kalo në kategori