Futbollisti i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Granti Xhaka, ka pasur një periudhë pak të vështirë kohëve të fundit në karrierën e tij.

Megjithatë përkundër peripecive, ai ia ka arritur mjaft mirë që ta ruajë ekuilibrin, duke ia dalë mbanë të jetë i qetë dhe vetëpërmbajtur në jetën e përditshme.

Xhaka duket se është shumë i plotësuar edhe sa i përket jetës private, kjo pasi vajza e tij, Ayana, erdhi në jetë pak muaj më parë.

E vogla tashmë është shndërruar në prioritetin e tij dhe gruas së tij, Leonitës.

I lumtur nga periudha prindërore që po shijon, Graniti ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një portret familjar, ku shfaqet bashkë me gruan dhe vajzën.

Ai shihet tejet i lumtur teksa mban në duar vajzën dhe pranë vetes ka bashkëshorten, Leonitën.

Të shumta ndërkohë kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, të cilët i kanë uruar çiftin për harmoninë familjare që kanë. /Telegrafi/