LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s

Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim për paraqitjen e Përfaqësueses A të Femrave në garat zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 qershor.

Vendimi është marrë pasi është diskutuar më parë në Bord dhe pas analizave të bëra për Përfaqësueset e Kosovës në konkurrencën e femrave ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu, Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Drejtorit të Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Federata e Basketbollit e Kosovës zotohet se do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për paraqitje sa më të mirë të Përfaqësueses sonë në garat e FIBA-s, ku për vashat tona seniore do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë zyrtare të FIBA-s.

Basketbollistja më me përvojë në Kosovë, Daci: Koha të përfaqësojmë vendin në garat ndërkombëtare
Lexo po ashtu Basketbollistja më me përvojë në Kosovë, Daci: Koha të përfaqësojmë vendin në garat ndërkombëtare

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme:

“Jemi shumë të lumtur që pas shumë diskutimeve dhe analizave, Bordi i FBK-së ka vendosur që Kosova A (femrat) të paraqitet zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që vashat e Kosovës në kategorinë e senioreve do të luajnë në garat ndërkombëtare të organizuara nga FIBA”.

“Ky vendim është shumë i mirëseardhur dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm, pasi vashat tona do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin sa më denjësisht në garat ndërkombëtare. Më herët këtë privilegj nuk e kanë pasur shumë lojtare që kanë luajtur me dekada të tëra”.

“Ne mund të formojmë një ekip të mirë te Kosova A (femrat), duke kombinuar lojtaret që kanë përvojë, por edhe ato më të reja, që premtojnë shumë për të ardhmen”.

“Gjithashtu presim mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe sponsorët e ndryshëm, pasi kemi nevojë për përkrahje, që të kemi një përfaqësim sa më të mirë në garat ndërkombëtare. Besoj se, do të kemi përkrahje edhe nga komuniteti i basketbollit, për shkak se, do të debutojmë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare dhe ky është një hap i madh për basketbollin e femrave në Kosovë”.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori