LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistja më me përvojë në Kosovë, Daci: Koha të përfaqësojmë vendin në garat ndërkombëtare

Basketbollistja më me përvojë në Kosovë, Daci: Koha të përfaqësojmë vendin në garat ndërkombëtare
Foto: Basketbolli.com

Federata e Basketbollit e Kosovës është duke shikuar mundësinë e formimit të Përfaqësueses A në konkurrencën e femrave.

Kjo ide duhet të miratohet nga Bordi i FBK-së, në mënyrë që vashat kosovare të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.


Një nga basketbollistet më me përvojë në basketbollin e Kosovës, Saranda Daci, e ka mirëpritur këtë ide.

Foto: Basketbolli.com

“Mendoj se, është një nga idetë më të qëlluara për shkak se, pas shumë vitesh përvojë në Ligën e Kosovës, ka ardhur koha të përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare. Deri më tani nuk e kemi pasur rastin dhe tani mund të përfaqësojmë vendin sa më denjësisht. Personalisht e shoh si shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave që ka nevojë për një përfaqësim jashtë kufijve”, është shprehur Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova mund të luajë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19.

Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.

FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh.

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori