LAJMI I FUNDIT:

Përditësohet ranglista botërore në CS:GO – ku qëndrojnë ekipi shqiptar Bad News Eagles

Përditësohet ranglista botërore në CS:GO – ku qëndrojnë ekipi shqiptar Bad News Eagles
(Foto: HLTV)

Pak para fillimit të turneve RMR të BLAST Paris Major, HLTV ka përditësuar ranglistën botërore në CS:GO.

Edhe përditësimi më i fundit e sheh ekipin G2 në vendin e parë në renditjen botërore, të ndjekur nga FaZe në vendin e dytë.


Ekipi Cloud9 është ngritur për dy vende, për t’u renditur në vendin e pestë, duke i lënë pas ekipit Liquid dhe Vitality.

Përmirësime në renditje nuk ka pasur ekipi shqiptar Bad News Eagles, dhe për momentin mbajnë vendin e 31 –të në ranglistën botërore.

Por me fillim të BLAST Paris Major, pritet që të ketë ndryshime të mëdha, pasi së fundmi G2 nuk ka treguar formë të mirë gjatë turneut ESL Pro League.

Më poshtë e gjeni listën me 20 skuadrat më të mira të CS:GO për momentin:

1.G2
2.FaZe
3.Heroic
4.Na’Vi
5.Cloud9
6.Liquid
7.Vitality
8.Virtus.Pro
9.ENCE
10.MOUZ
11.FURIA
12.fnatic
13.Complexity
14.Astralis
15.paiN
16.forZe
17.Spirit
18.BIG
19.OG
20.Eternal Fire

/Telegrafi/