Ekipi i NAVI në CS2 e mposhti GamerLegion në ndeshjen vendimtare të Grupit B dhe siguroi një vend në gjysmëfinale të turneut LAN “BLAST Rivals Spring 2026”, i cili ka fond shpërblimi prej 350 mijë dollarësh.

Ndeshja e radhës për “Born to Win” do të zhvillohet më 2 maj në ora 22:30. Kundërshtari i tyre do të jetë fituesi i çiftit G2 / FaZe Clan.


NaVI e nisi fazën e grupeve në BLAST Rivals Spring 2026 me një fitore bindëse ndaj FaZe Clan, për të cilët ky ishte turneu i parë pa karrigan si lider në lojë (in-game leader). “Born to Win” u duk më i fortë në të dy ‘map-at’, 13:7 në Anubis dhe 13:11 në Ancient.

Në ndeshjen e dytë, ekipi u përball për herë të parë me formacionin e përditësuar të GamerLegion. Skuadra evropiane kishte mposhtur FURIA-n në ndeshjen e mëparshme dhe në duel me NAVI-n hynte si një kundërshtar serioz.

Megjithatë, kjo përballje kaloi pa surpriza. NAVI e siguroi fitoren e dytë radhazi (13:10 në Mirage, 13:4 në Ancient), e mbylli grupin në vendin e parë dhe u kualifikua direkt në gjysmëfinale të BLAST Rivals Spring 2026.

Dyshja makazze–w0nderful ishte edhe më dominuese në Ancient, me yllin kosovar që e vulosi emrin e tij në këtë map, duke e kontrolluar ndeshjen raund pas raundi ndaj GamerLegion.

Ai e mbylli pjesën e parë me 15 eliminime dhe për pjesën më të madhe të saj ishte dukshëm përpara bashkëlojtarëve, derisa w0nderful e barazoi ritmin e tij me një “ace” me AK-47./Telegrafi/

telegrafi sport app