eksperti ad

Pas dy javësh përballjesh intensive online që kanë mbërthyer qindra fansa të Counter-Strike 2, turneu më i madh i eSportit në rajon, “Sharri 5v5”, po i afrohet kulmit të tij.

Të dielën, më 5 korrik, fshati Bresanë i Komunës së Dragashit do të shndërrohet në qendrën kryesore të eSportit lokal, duke pritur finalen e madhe LAN me pjesëmarrje fizike.


Ky është edicioni i tretë i turneut, i organizuar nga Klubi eSport Sharri në bashkëpunim me Komunën e Dragashit (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport).

Faza kualifikuese nisi më 22 qershor me grupe dhe format Swiss, duke mbledhur 26 skuadra dhe 147 lojtarë nga e gjithë Kosova. Gjatë dy javëve të garave, ndeshjet u transmetuan çdo mbrëmje me mbi 5 orë stream në Twitch dhe YouTube, duke tërhequr qindra shikues aktivë dhe duke rritur pritshmëritë për finalen LAN.


Finalja LAN – detajet kryesore

• Data dhe lokacioni: 5 korrik, Shtëpia e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, Bresanë
• Formati: ndeshje eliminatore deri në finalen e madhe

Skuadrat finaliste do të garojnë jo vetëm për trofeun unik të turneut, por edhe për një prizepool prej 2,100 eurosh. Organizatorët kanë përfshirë edhe çmime individuale, ku lojtari më i mirë i turneut (MVP).

Finalja pritet të zhvillohet me intensitet të lartë, duke e mbyllur edicionin me një spektakël të vërtetë të eSportit në Kosovë. /Telegrafi/

telegrafi sport app