LAJMI I FUNDIT:

Pele jep një përditësim në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore

Pele jep një përditësim në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore

Pavarësisht shqetësimit të krijuar nga pranimi i Peles në spital ditën e martë, futbollisti i konsideruar më i mirë i të gjitha kohërave u dha njëfarë sigurie ndjekësve të tij, pasi tha se ishte vetëm një vizitë rutinë.

Pele shqetësoi tifozët e futbollit e në veçanti ata brazilian pas pranimit me urgjencë në një spital në Sao Paolos të martën, por tani ai thotë se ndihet mirë.


Legjenda braziliane e bëri këtë në mes të një nderimi që iu bë atij në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Pse Pele shkoi në spital?

Ishte të martën kur u bë e ditur se Edson Arantes do Nascimento “Pele” kishte hyrë në një spital në Sao Paulo, për të rivlerësuar trajtimin e tij për kancerin dhe të enjten mbrëma vetë ish-lojtari publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku sqaron situatën e tij.

“Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Është gjithmonë mirë të marrësh mesazhe pozitive si ky. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve që më dërgojnë mesazhe të mira”, shkroi 82-vjeçari brazilian në profilin e tij në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

Ai nderim të cilit Pele i referohet janë urimet që u shfaqën në Katar, mikpritës i Kupës së Botës.

Imazhi i tij u shfaq i projektuar në disa kulla të qytetit mbresëlënës në të cilat mund të lexohej “Shërohuni shpejt”.

Raport mjekësor për gjendjen shëndetësore të Peles

Pele u shtrua në spitalin Albert Einstein, me një gjendje të qëndrueshme klinike, e cila u konfirmua me një raport mjekësor.

“Edson Arantes do Nascimento u shtrua më 29 nëntor në spitalin izraelit Albert Einstein për një rivlerësim të trajtimit me kimioterapi të tumorit të zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021. Pas vlerësimit mjekësor, pacienti u transferua në repartin e përbashkët, pa pasur nevojë për pranim në njësinë e kujdesit gjysëm intensiv ose ICU. Ish-lojtari është në kontroll të plotë të funksioneve të tij jetësore dhe është në gjendje të qëndrueshme klinike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori