LAJMI I FUNDIT:

Paulinho i befasuar me ofertën e Barçës: Shpresoj të përfundoj transferimin javën e ardhshme

Paulinho i befasuar me ofertën e Barçës: Shpresoj të përfundoj transferimin javën e ardhshme

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, Paulinho ka treguar se shpreson të përfundojë  transferimin e tij te Barcelona në javën e ardhshme.

Në një intervistë të gjerë me edicionin e së dielës të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Paulinho pranoi befasinë e tij pas marrjes së ofertës nga Barça, por këmbënguli se ai kishte atë që duhej të arrinte për Blaugranën, ndërsa mbeti i befasuar nga oferta e katalunasve, por edhe vendimi i ekipit Guangzhou Evergrande për të refuzuar ofertën.

“Pas ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në Australi, agjenti im më tha se kishte interes nga Barca dhe kjo më befasoi”, tha fillimisht Paulinho.

Zyrtare: Refuzohet oferta e Barcelonës për Paulinhon
Lexo po ashtu Zyrtare: Refuzohet oferta e Barcelonës për Paulinhon

“Por unë doja të kisha një ofertë para se të filloja të ëndërroja. Pas dy miqësoreve, Guangzhou mori një ofertë zyrtare dhe më bëri një ofertë që më pëlqeu vërtet”, transmeton Telegrafi.

“Reagimi im ndaj interesimit të Barcelonës? Ndjeva sikur isha duke lundruar në një re, duke menduar se a mund të ishte e vërtetë apo jo. Dhe kur mora ofertën, ishte sikur të zgjohesh papritur dhe kjo më bëri shumë të lumtur”.

“Jam pak i befasuar që Guangzhou nuk i është përgjigjur Barcës ende dhe doli në konferencë këtu se ata e refuzuan ofertën”.

Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon
Lexo po ashtu Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon

“Kjo është një mundësi unike për mua, të jem në gjendje të luaj për Barcën, ekipin më të mirë në botë dhe të jem i rrethuar nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Unë ende nuk kam folur me Presidentin tim. Nuk jam ndalur duke menduar për ofertën e Barcelonës dhe shpresoj që të zgjidhet çdo gjë këtë javë”.

“I thash agjentin tim që të përshpejtoj çdo gjë në mënyrë që çdo gjë të zgjidhet këtë javë, sepse afati i transferimeve po mbyllet dhe Guangzhou do të ketë kohë për të nënshkruar zëvendësimin tim”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori