LAJMI I FUNDIT:

Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon

Neymar shpreson që Barça ta transferojë Paulinhon

Neymar Jr. ka treguar në një intervistë se dëshira e tij është që Barcelona ta transferoj bashkëkombësin e tij, mesfushorin Paulinho.

Barcelona është në kërkim të një emri të ri për mesfushën dhe njëri nga emrat më të lakuar është edhe ai i brazilianit Paulinho.


Zyrtare: Refuzohet oferta e Barcelonës për Paulinhon
Lexo po ashtu Zyrtare: Refuzohet oferta e Barcelonës për Paulinhon

Se mesfushori brazilian ishte i pëlqyer nga drejtuesit e katalunasve e tregon edhe një ofertë e tyre prej 20 milionë eurove për shërbimet e tij, por ofertë kjo që u refuzua nga klubi i tij kinez, Guangzhou Evergrande.

Neymar duke festuar një gol të Brazilit së bashku me Paulinhon

Megjithatë, për bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Neymarin, nuk ka përfunduar asgjë dhe shpreson që klubi i tij ta transferoj Paulinhon, pasi është një futbollist me kualitete të mëdha.

Mourinho pranon humbjen: Neymarin nuk mundëm ta transferonim
Lexo po ashtu Mourinho pranon humbjen: Neymarin nuk mundëm ta transferonim

“Paulinho ka kualitete të madha, të gjithë kanë parë atë që mund të bëjë kur luan për ekipin kombëtar”, ka thënë fillimisht Neymar për gazetën Sport.

“Shpresoj që Paulinho të nënshkruajë për Barçën, ai është mik dhe lojtar i mirë, të gjithë do ta pranojnë atë me duar të hapura”, përfundoi ylli brazilian.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori