LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga “On Records”, Fero nis punën për projekte të reja

Pas largimit nga “On Records”, Fero nis punën për projekte të reja

Dje (e mërkurë), është bërë e ditur se reperi gjilanas, Fero, është larguar nga kompania muzikore “On Records”. 

Kjo ngase ai dëshiron të vazhdojë si artist i lirë, por që ky label akoma përkujdeset për koncertet e reperit.


Fero largohet nga kompania "On Records"
Lexo po ashtu Fero largohet nga kompania "On Records"

Krahas këtij lajmi, i njëjti ka nisur punën për projekte të reja, gjersa shfaqet nga një studio muzikore.

Fero/Foto: Instagram

Siç shihet, edhe pas daljes nga grupi i lartpërmendur, Feroniti vazhdon me prurje të reja.

“Ride or die” mban titullin kënga e fundit që ka publikuar, pjesë e së cilës është edhe e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli. Ky projekt në kanalin zyrtar, YouTube ka mbledhur mbi tetë milionë klikime.

Sakaq, në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme përreth trojeve shqiptare as këtë verë ai nuk ka munguar. /Telegrafi/