LAJMI I FUNDIT:

Pas dy golave të shënuara – Vedat Muriqi futet në formacionin e javës në Turqi

Pas dy golave të shënuara – Vedat Muriqi futet në formacionin e javës në Turqi

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar që luan te Fenerbahce ka treguar formë të lartë edhe në javën e 14-të të ligës turke.


25-vjeçari që ishte i lënduar për disa javë, ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij në fushë, derisa ka arritur të shënojë madje edhe dy gola.

Muriqi shkëlqeu me dy gola, tri skuadra të mëdha e panë nga afër sulmuesin kosovar
Lexo po ashtu Muriqi shkëlqeu me dy gola, tri skuadra të mëdha e panë nga afër sulmuesin kosovar

Fenerbahce fitoi 5-2 ndaj Genclerbirligi në fundjavën e kaluar, derisa Muriqi shënoi dy gola, në minutën e 23-të dhe 29-të.

Me këto dy gola të realizuara, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të futet në formacionin e javës.

Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi  ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori