LAJMI I FUNDIT:

Pas daljes nga Big Brother, Ledjona i përgjigjet ish-bashkëshortit – flet edhe për kërcënimet e akuzat për vajzën e tyre

Pas daljes nga Big Brother, Ledjona i përgjigjet ish-bashkëshortit – flet edhe për kërcënimet e akuzat për vajzën e tyre
Foto: Screenshot/YouTube

Ledjona Xheladinaj u eliminua të martën nga Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme (e mërkurë) në “Shqipëria Live”, ku ka folur për eksperiencën brenda dhe për disa deklarata që janë bërë.

Gazetarja ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.

“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme”, u shpreh ajo.

“Vajza është në lidhje me babanë e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshëndes. Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qenë se është në moshë delikate”, tha më tej ish-konkurrentja.

Sa i përket kërcënimeve për ish-bashkëshortin, Xheladinaj thotë se nuk i kanë ardhur prej saj.

“Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Krahët e tij, vendi im i preferuar" - Diola Dosti duket më e dashuruar se kurrë pranë Erolld Belegut

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Magazina
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Magazina
Kalo në kategori