Leandro Paredes ka thënë se “gjithmonë donte” të vinte në Juventus dhe i tha familjes së tij “është te Juve ose askund” kur erdhi puna për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi argjentinas e bëri transferimin në formë huazimi me detyrim blerje për 22.6 milionë euro dhe u prezantua para tifozëve në Allianz Juventus Stadium gjatë fitores së mbrëmshme 2-0 në Serie A ndaj Spezias .

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu, ky është një klub që kam dashur gjithmonë të bashkohem, kështu që jam i lumtur”.

“Juve ishte ekipi i ëndrrave të mia. Unë pata mundësinë shumë vite më parë dhe nuk doja ta humbisja përsëri. Unë u thashë miqve dhe familjes: ‘Te Juve ose askund’”.

Reklama

Ai ndoqi mikun e tij dhe ish-bashkëlojtarin e PSG-së, Angel Di Maria në Torino.

Reklama

“Ne jemi miq për shumë vite, familjet dhe fëmijët tanë janë gjithashtu shumë të afërt. Të jesh sërish me të në të njëjtin ekip është e veçantë”, deklaroi Paredes.

Paredes ka zgjedhur fanellën me numrin 32./Telegrafi/