LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet “hiper vetura” me 1000 kuaj fuqi

Paralajmërohet “hiper vetura” me 1000 kuaj fuqi

Kompania britaneze e veturave “Lister Cars”, është duke planifikuar të bëjë një “hiper veturë” të re, e cila përveç tregut të Evropës do të shitet edhe në tregjet aziatike dhe të Amerikës Veriore.

Për momentin kjo veturë gjendet vetëm në letër, në disa skica të lansuar zyrtarisht, pasi që Lister Cars është në procesin e gjetjes së investitorëve për këtë projekt ambicioz, transmeton Koha.net.


Sipas detajeve momentale të njohura, vetura e Lister-it do të ketë në dispozicion motorin V12 7.8-litra, me një kompresor dhe rreth 1000 kuaj fuqi, i cili do të jetë i mjaftueshëm për të arritur shpejtësinë më të madhe se 400 km/h.

Kjo veturë pritet t’i bëjë konkurrencë LaFerrari-it, McLaren P1, Pagani Huayra dhe Koenigsegg Agera, kështu që nuk është do të ishte çudi që çmimi i kësaj veture të jetë rreth dy milionë funte (2.5 milionë euro).

Gjithashtu, Lister Cars është duke shqyrtuar mundësinë e zhvillimit të një veture sportive, me çmim më të favorshëm në krahasim me hiper veturën e lartë përmendur, por detajet specifike rreth kësaj veture sportive nuk janë bërë të njohura.