LAJMI I FUNDIT:

Ozil thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahcen

Ozil thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahcen

I padëshiruari i Arsenalit, Mesut Ozil, është i gatshëm të pranojë një shkurtim të madh të pagës së tij aktuale për t’u bashkuar me turqit e Fenerbahces.

Më herët gjatë ditës u raportua se Ozil kishte një ‘takim sekret’ me drejtuesit e klubit turk rreth një transferimi të mundshëm.


Gazeta turke Sozcu raporton se presidenti i Fenerit, Ali Koc, drejtori sportiv Emre Belozoglu dhe personaliteti i televizionit Acun Ilicali ishin kohëve të fundit në Londër për bisedime me Ozilin në lidhje me një lëvizje në Turqi.

Ozil mban ‘takim të fshehtë’, afër marrëveshja me Fenerbahcen
Lexo po ashtu Ozil mban ‘takim të fshehtë’, afër marrëveshja me Fenerbahcen

Ndërsa Ozil përjashtoi të bashkohej me Fenerin muajin tjetër, takimi thuhet se solli një premtim nga gjermani për të bërë lëvizjen në qershor kur ai të bëhet lojtar i lirë.

Në të vërtetë, kushtet personale thuhet se u arritën verbalisht gjatë samitit të mesfushorit kreativ me drejtuesit e klubit turk.

Ozil thuhet se kërkoi një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh. Për më tepër, duhet të ketë një bonus nënshkrimi, i cili duhet të shpërndahet për disa vjet.

Kur hapet afati kalimtar i janarit 2021 në pesë kampionatet kryesore dhe cilët janë lojtarët më të kërkuar
Lexo po ashtu Kur hapet afati kalimtar i janarit 2021 në pesë kampionatet kryesore dhe cilët janë lojtarët më të kërkuar

Kjo do të thotë që paga e Ozil shkon në tetë milionë euro në vit apo plot 13 milionë euro më pak sesa paga që merr aktualisht te Arsenali.

“Atëherë do të shihemi përsëri në qershor”, mësohet të jetë përgjigjur Koc. Synimi është që të dy palët të takohen përsëri në qershor dhe ta zyrtarizojnë marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori