LAJMI I FUNDIT:

Kur hapet afati kalimtar i janarit 2021 në pesë kampionatet kryesore dhe cilët janë lojtarët më të kërkuar

Kur hapet afati kalimtar i janarit 2021 në pesë kampionatet kryesore dhe cilët janë lojtarët më të kërkuar

Afati kalimtar gjithmonë mbetet si një prej ngjarjeve më intriguese në futboll, pasi shumë emra të yjeve vihen në treg.

Tifozëve zakonisht iu intereson se kur hapet dhe mbyllet afati kalimtar.


Goal.com ju sjell të gjitha detajet në lidhje me afatin e ardhshëm të transferimeve të janarit, kur ajo hapet dhe mbyllet, si dhe lojtarët kryesorë që do të jenë në treg.

Afati hape në fillim të janarit, por jo me data të njëjtë në pesë kampionatet, por do të mbyllet të hënën më 1 shkurt.


Kampionati          Data e hapjes     Data e mbylljes

Liga Premier           2 janar 2021       1 shkurt 2021

Bundesliga              2 janar 2021         1 shkurt 2021

Ligue 1                     2 janar 2021         1 shkurt 2021

La Liga                    4 janar 2021         1 shkurt 2021

Seria A                    4 janar 2021         1 shkurt 2021


Por kush do të janë objektivat kryesorë të klubeve në afatit kalimtar të janarit?

Një numër i yjeve të profilit të lartë janë në fund të kontratës dhe në verë mbesin lojtar të lirë, ndërsa ky afat është i fundit ku klubet mund të përfitojnë.


Lionel Messi | Barcelona

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, kontrata me Barcelonën i skadon në verën e 2021.

Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Inter janë destinacione e mundshme.


Mesut Ozil | Arsenal

Dikur konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë në botë, Mesut Ozil, nuk ka luajtur shumë gjatë dy sezoneve të tij të fundit në Arsenal.

Fenerbahce është e interesuar, por edhe klube nga MLS.


David Alaba | Bayern Munich

David Alaba është një nga lojtarët më të fortë në Bayern Munchen ku ka fituar nëntë tituj të Bundesligës, si dhe dy medalje të Ligës së Kampionëve gjatë kohës që ishte në Bavari.

Sidoqoftë ai do të largohet, ku klube si Manchester United e Chelsea janë më shumë të interesuara.  


Georginio Wijnaldum | Liverpool

Georginio Wijnaldum do të jetë i lirë të largohet nga Liverpool këtë verë dhe mendohet se disa klube e duan.

Barcelona ka qenë e lidhur shumë me mesfushorin, ndërsa Inter thuhet se gjithashtu është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij.


Christian Eriksen | Inter

Një nga lojtarët më të vlerësuar në Evropë, Christian Eriksen te Inter nuk ka gjetur atë që ka këruar de largimi në janar është i sigurt.

Arsenali duket më i interesuari për të.


Hakan Calhanoglu | AC Milan

Iu desh pak kohë për tu gjetur te AC Milan, por Hakan Calhanoglu tani ka lulëzuar në San Siro, sidomos këtë sezon.

Reprezentuesi i Turqisë besohet të jetë në radarin e Juventusit, ndërsa edhe Manchester United fërkon duart.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori