eksperti-banner

Reperi i ri i skenës, Otto, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Detaje” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit pop dhe R&B.


Kënga është punuar nga producenti BledBeats, gjersa për tekstin është kujdesur vet Otto.

ottonly 280185577 167033942374709 988070765903461239 n e1654273919295

“Detaje” është vizualizuar edhe me një video me tekst, e cila shfaq një vajzë përgjatë bregdetit në tingujt e këngës.

Otto është një emër i ri i skenës, projektet muzikore të të cilit janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Në vetëm tre këngët e para që ka publikuar, rap-artisti ka arritur shifrën e një milion dëgjimeve në total, në platformën Spotify. /Telegrafi/