LAJMI I FUNDIT:

Odegaard: Gjashtë vite në Real Madrid, 11 ndeshje, katër huazime

Odegaard: Gjashtë vite në Real Madrid, 11 ndeshje, katër huazime

Martin Odegaard është lojtar i Real Madridit për pak më shumë se gjashtë vjet, por që nga ajo kohë, ai ka arritur të luajë vetëm 11 ndeshje për ekipin e parë të këtij klubi.

Norvegjezi arriti në klub si 16-vjeçar dhe ishte një fitore e madhe e Los Blancos, pasi ai i zgjodhi ata përpara Barcelonës, Borussia Dortmundit, Bayern Munchen, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.


Por rritja e tij nuk ka qenë aq meteorike sa pritej, pavarësisht se u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur për ekipin e parë.

Këtë sezon, të gjithë prisnin që Odegaard të kishte një vit të mirë në Madrid, veçanërisht pasi Zinedine Zidane e këkroi kthimin e tij edhe pse lojtari kishte edhe një vit huazim në Real Sociedad.

Odegaard kishte dyshimi në kthim dhe dolën të jenë të sakta, pasi ai është paraqitur vetëm nëntë ndeshje këtë sezon.

Në pamundësi për të thyer murin e padepërtueshëm të gardës së vjetër të Real Madrid në mesfushë, Odegaard po huazohet për herë të katërt, kësaj radhe te Arsenal në një marrëveshje gjashtë-mujore huazimi.

Ai ka qenw nw huazim te klube si Heerenveen, Vitesse dhe Real Sociedad. /Telegrafi/